Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje do të ndriçohet sonte në ngjyrat e flamurit evropian me rastin e Ditës së Evropës. Gjithashtu sot, si pjesë e Ditëve të Filmit LUX, në Shtëpinë e Kinemasë do të shfaqet filmi “Edhe një tjetër” e Thomas Winterberg. Surpriza i pret udhëtarët në më shumë se 250 stacione hekurudhore, të cilët do të përshëndeten gjatë gjithë ditës me rastin e festës dhe Vitit Evropian të Transportit Hekurudhor.
Burgas do të shënojë Ditën e Evropës me një sfidë që do të bashkojë njerëz nga pjesë të ndryshme të botës. Bashkia e qytetit Burgas dhe Qendra Rajonale e Informacionit u bëjnë thirrje tifozëve të qytetit që të bëjnë selfie në vendin ku janë për momentin dhe të dërgojnë mesazhin e tyre origjinal në Instagram (#loveburgas).
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, zhvilluan një takim në shkollën e fshatit Zapod, Gora e Kukësit të Shqipërisë Verilindore me të rinj..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..
Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë,..