Bullgaria renditet e 20-ta në sëmundshmëri nga Covid-19 dhe e dyta në vdekshmëri në BE, njoftoi Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Prof. Kostadin Angellov në brifingun e rregullt mbi situatën epidemike. Për 14 ditët e fundit raporti "të shëruar – të infektuar rishtas" është 2 me 1.
“Në nivel kombëtar janë të zënë 47 për qind e të gjitha shtretërve për pacient me Covid dhe 51 për qind për pacient me ndërlikime” njoftoi Ministri. U ul kufiri për mbledhjen e grupeve deri në 15 veta në festime si ballo dhe dasma, shpalli Angellov.
Në vend nuk janë të zbuluara variantet indiane, jug-afrikane dhe braziliane të virusit, njoftoi Prof.Todor Kantarxhiev. Ai u bëri thirrje atyre që vijnë nga jashtë të vetizolohen në mënyrë profilaktike për të paktën 10 ditë.
Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..