Java pas Pashkës quhet Java e Ndritshme sepse Ringjallja e Jezu Krishtit sjell ndriçim dhe shpresë për të gjithë të krishterët ortodoksë. Ringjallja e Krishtit është më e nderuara nga të gjitha festat e krishtera.Java e Ndritshme është koha, në të cilën të gjithë ata që dyshojnë të besojnë ndërsa ata që tashmë besojnë të vazhdojnë të shijojnë mrekullinë e Ringjalljes. Java e Ndritshme fillon të hënën pas Ringjalljes së Krishtit. Java quhet ndryshe Java e Boshe dhe Java e Thomai. Kjo për arsye se Java përfundon me Të Dielën e Shën Thomait. Apostulli Thomai ishte ai i cili dyshonte në fjalët e dishepujve të tjerë se panë Zotin e Ringjallur. Atij i kishte ngelur në mendje, se “po të mos shoh shenjat e gozhdëve në duart e Tij, po të mos vë gishtin te shenjat e gozhdëve dhe po të mos vë dorën te brinja e tij, nuk do të besoj”. Mirëpo, kur apostulli Thomai u bind në Ringjalljen,Zoti ynë i tha: “Lum ata që nuk panë, por besuan”.
Në kontekstin fetar java quhet e Ndritshme, sepse Ringjallja e Krishtit sjell dritë, sjell besimin se përjetësia ekziston dhe është plotësisht e arritshme për njerëzit. Pikërisht përjetësia është baza e Mësimit të Krishterë. Prandaj ne njerëzit duhet të jetojmë ashtu që të meritojmë përjetësinë.
Sipas besimeve popullore java quhet edhe “boshe” sepse nuk duhet të punohet gjatë saj. Në të kaluarën për njerëzit që nxirreshin bukën e gojës me punë fushore të ndalonin punën kur natyra ringjallej dhe toka duhej të përpunohet, ishte një shprehje e vërtetë të respektit ndaj kësaj feste.
Tre ditët e para të Javës së Ndritshme – E Diela e Ndritshme, E Hëna e Ndritshme, E Marta e Ndritshme, karakterizoheshin me vallet që dridheshin në të gjitha vendbanimet bullgare. Ato nuk ishin vetëm një mënyrë për të festuar Ringjalljen, por kishin rolin e tyre shoqëror. Ku tjetër do të mund të takoheshin të rinjtë, pas një kohe të gjatë agjërimi dhe ndalimesh. Pikërisht ato valle ishin vendi për ngacmimet rinore.
Shumë festa shënohen gjatë Javës së Ndritshme. Më e madhja prej tyre festohet Të Mërkurën e Ndritshme. Atëherë kryhet riti “Mara Lishanka”, kryesisht në rajonin e malit Stranxha. Mara Lishanka është një kukull e bërë nga tri pantofla lara-lara të stivuara të tri nuseve ose tri vashave. Një nga vajzat e cila ishte Llazarka, Ditën e Ngjalljes së Llazarit, dhe ka prindër të gjallë e mban kukullën të ndjekur nga gocat e tjera. Të gjithë së bashku shkojnë te ndonjë përrua ose ndonjë lumë ku lajnë Mara Lishanka ndërsa vashat lajnë fytyrat e tyre. Ky rit kryhet kryesisht për pjellori, por ka gjithashtu një orientim martesor që fsheh shpresën se vajzat do të martohen me një djalë të mirë, dhe nuk do të merren nga dragoi.
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..