"Është shqetësuese se edhe sot, dy mijëvjeçarë pas Ringjalljes së Krishtit, bota në të cilën po jetojmë, po vazhdon të vuajë për shkak të padrejtësive dhe kontradiktave, luftërave dhe të gjitha llojeve të urrejtjes dhe dhunës; se bota në të cilën po jetojmë, po vazhdon të jetë e sëmurë, e zhytur në pasione dhe mëkate".
Kjo thuhet në mesazhin e Patriarkut Bullgar Neofit dhe të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare me rastin e festës së madhe të krishterë të Ngjalljes së Krishtit. Mesazhi thotë se vlerat e përjetshme të ungjillit gjithnjë e më shumë po zhvendosen nga një egoizëm dhe egocentrizëm i paparë, nga një pasion për posedimin dhe konsumimin, se njerëzimi e ka gjithnjë e më të vështirë të jetojë në paqe, si me veten, ashtu edhe me natyrën përreth tij. U bëhet thirrje besimtarëve për të ndjekur me vendosmëri parimet e përjetshme të krishtera ndaj botës dhe gjithçkaje që na rrethon.Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..
Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..
Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..
Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e..
Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë..