Sot Klisura, Koprivshtica dhe Panagjurishte shënojnë përvjetorin e 145 të shpalljes së Kryengritjes së Prillit (sipas stilit të ri). Në Panagjurishte u zhvillua një lutje falënderimi dhe një procesion liturgjik. Ndër të ftuarit në festën në Klisura ishte Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo ishte e pranishme në rikrijimin tradicional të momenteve të paharrueshme nga Epopeja e Prillit. Rikrijimi në fjalë ishte në prag të dështimit, pasi disa nga pjesëmarrësit nuk paraqitën dokumentet e nevojshme për armët e përdorura në përputhje me Ligjin e ndryshuar për Armët.
"Epopeja e Prillit nuk është vetëm një tekst nga historia, por një mesazh për të ardhmen.145 vjet më parë, lufta ishte kundër skllavërisë, e cila i kishte vënë pranga lirisë. Sot përsëri beteja është për shtetin, për institucionet e forta që funksionojnë në dobi të popullit bullgar, " tha Jotova. Në Bullgari data festohet edhe sipas stilit të vjetër - më 20 prill.Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..