Turistët e parë izraelitë po ndodhen në vendpushimin tonë “Zllatni Pjasëci”.Grupi prej 125 turistëve nga Izraeli mbërriti në Aeroportin e Varnës pas hapjes së sallave të lojërave të fatit dhe të kazinove.
Fluturimet për në Varna do të jenë të enjten dhe të dielën dhe të ftuarit mund të zgjedhin midis 3, 4 ose 7 ditëve të qëndrimit. Për shkak të testeve të kërkuara PCR dhe konkurrencës së fortë nga vendet e tjera, pritjet për sezonin janë pesimiste, vuri në dukje konsulli i nderit i Izraelit Orlin Mandov.
Kryetari i Dhomës së Degës në Varna Ivan Simeonov konfirmoi për BNR se problemi më i madh mbetet mënyra për të hyrë në vend. Deri më 25 prill do të vendoset se cili do të jetë regjimi për mysafirët e huaj, premtoi Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje Kostadin Angelov.
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të flemë një orë më pak në atë natë të caktuar, por në të njëjtën kohë, do të jemi në gjendje të..
Gjatë 24 orëve të ardhshme në vend do të mbizotërojë mot me vranësira. Shpërndarje të përkohshme të vranësirave do të ketë kryesisht në orët para mesditës. Gjatë orëve të natës dhe pasdites në shumë vende do të ketë reshje, në disa zona..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..