Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fatme Shaban korr suksese në tepihun e mundjes

Foto: BWF

Fatme Shaban është sportistja më e re mes femrave në Skuadrën Kombëtare të Mundjes. Në biografinë e saj sportive ajo ka regjistruar fitore në kampionate të shumta, kurse një nga triumfet e saj të fundit qe në fund të muajit mars, në Turneun Ndërkombëtar “Petko Sirakov dhe Ivan Iliev” për mundje të lirë klasike për vajza deri në moshën 23 vjeçe.

Vajza 17 vjeçe fillon të merret me këtë sport fuqie në fshatin Samuillovo, rrethi i qytetit Razgrad, akoma në moshën 11 vjeçe. Ajo vendos që të vazhdojë arsimin e vet në shkollën sportive në qytetin Razgrad, ku njihet me trajnerin e saj të tanishëm Deniz Hamid.

“Fatme ka një dhunti, një talent të madh, ajo pëlqen të mësojë, të lexojë, është një nxënëse e shkëlqyer. Ajo është shumë e disiplinuar. Kur nuk përgatitet për gara lexon libra, zhvillohet”, kështu e përshkruan mentori i saj. Mundësja e re admiron sukseset e sportisteve të shquara bullgare Tajbe Jusein , Miglena Selishka dhe Evelina Nikollova, e cila kohët e fundit fitoi kuotë për Lojërat Olimpike.

Pavarësisht nga pandemia, Skuadra Kombëtare e Femrave në mundje dhe vet Fatme Shaban kanë se me çfarë të krenohen:

“Pesë herë isha kampione kombëtare e Bullgarisë, dy herë kam qenë nen kampione kombëtare, përpara ca kohe fitova titullin e kampiones në Turneun Ndërkombëtar të Mundjes “Petko Sirakov”, kam marrë pjesë në dy kampionate evropiane dhe një kampionat botëror. Kam medalje nga turne të zhvilluara në Bullgari, Rumani dhe Spanjë” - tregon për fitoret e veta deri këtu, sportistja e re. Trajneri i skuadrës kombëtare të grave Petër Kasabov  i beson Fatme Shabanit dhe e përfshin në grupin e zgjeruar të femrave, gjatë kohës së kampit të tyre të fundit stërvitës me një vështrim drejt Lojërave Olimpike në Tokio.

Përveç sportit, turneve dhe stërvitjeve, Fatme ka dhe një hobi të dashur - të pikturojë. “Derisa pikturoj unë shpërqendrohem  dhe kështu ndihem e çlodhur” thotë vajza.

Sportistja e talentuar ka një mesazh  ndaj atyre, të cilët mendojnë të  punojnë për sukses: ”Vetes dhe atyre iu uroj të ecin me vetëdije në rrugën të cilën e kanë zgjedhur. Të mos heqin dorë, kur është e vështirë, përkundrazi – të vazhdojnë pavarësisht nga kjo. Rezultatet dhe sukseset do të vijnë, kur duhet”.

Kurse shpresa të ardhshme në këtë sport ka. Sipas fjalëve të trajnerit Deniz Hamid, në “qytetin Razgrad dhe në Lludogorie  mundja vazhdon të jetë një nga sportet tradicionale”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BWF, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD