Më 23 prill bota shënon Ditën e Librit. Dita shënohet me vendim të UNESKO-s që nga viti 1995. Në Bullgari botohen rreth 10 000 libra në vit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.
Është interesante të shënohet se libri i parë i botuar bullgar është nga shekulli XVI. Botuesi i tij është Jakov Krajkov, i cili ka lindur në Malin Osogovska në një familje priftërinjsh.
Në vitin 1519 - 1520 në Venecie serbi Bozhidar Vukoviç themeloi shtypshkronjën më të madhe cirilike sllave. Jakov Krajkov e mori me qira në vitin 1566 dhe në të njëjtin vit ai shtypi librin e vet të parë “Çasosllovec” (një libër kishtar me lutje për orët e ndryshme të ditës dhe natës) - tregon në faqen e saj në internet Biblioteka Kombëtare "Shenjtorët Kirill dhe Metodij". Sot, botimi në fjalë zë një vend të veçantë në thesarin e librave të bibliotekës.Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..