Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria me njohje të lartë nga Shoqata e Gazetarëve Spanjishtfolës në Bullgari

Këdrinka Këdrinova: Zëri i Radio Bullgarisë duhet të ekzistojë, në Andet nuk ka internet

Radio Bullgaria prapë është ndër fituesit në Konkursit “Bota dhe Ngjyra” , organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Spanjishtfolës në Bullgari. Çmimet janë për botime gazetareske dhe për transmetime në gjuhën bullgare dhe në të spanjolle, të cilat afrojnë Bullgarinë dhe botën spanjishtfolëse. Dy prej tyre janë në kujtim të specialistëve të spanjishtes Svetllana Pllashokova-Miteva (1963−2012) nga Redaksia e Gjuhës Spanjolle të Radio Bullgarisë dhe Samuel Franses (1940−2012).

Në edicionin e tetë të konkursit, çmimi “Svetllana Pllashokova” – për afrimin e Bullgarisë me botën spanjishtfolëse u jepet Redaksisë së Gjuhës Spanjolle dhe kolegëve Daniella Radiçkova, Hristina Taseva dhe Vencesllav Nikollov për materialet e tyre kushtuara 110 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Spanjës. Me dekoratën për etikë profesionale dhe qytetare “Samuel Franses” u dallua Veneta Nikollova nga Redaksia e Gjuhës Bullgare, përintervistën e saj me kilianin Daniel Montiglio i cili u vendos për banim në qytetin bregdetar bullgar Varna dhe krijoi një platformë për të huajit në Bullgari. Ndër të nominuarit të cilët gjithashtu do të marrin diploma nga Shoqata e Gazetarëve Spanjishtfolës në Bullgari janë kolegët Miglena Ivanova për materialin e saj “Si një argjentinas hyn në takt me ritmet bullgare” dhe Krasimir Martinov – për botimin “Duke menduar për Bullgarinë në Argjentinën e largët”.

Arsyeja pse kaq shumë kolegë tanë janë ndër të dekoruarve dhe të nominuarve është se programet e Radio Bullgarisë dhe lëvizja e gazetarëve spanjishtfolës kanë qëllime të përafërta.

“Shoqata jonë synon të afrojë njerëzit dhe kulturat, për të njohur auditorin spanjishtfolës me atë që po ndodh në Bullgari si dhe auditorin bullgar me atë që po ndodh në botën spanjishtfolëse – thekson Këdrinka Këdrinova, zëvendës kryetare e Shoqatës së Gazetarëve Spanjishtfolës në Bullgari. – Radio Bullgaria është pikërisht një urë e tillë e gjallë. Ky është informacioni më i saktë, më i besueshëm dhe më i vërtetë të cilin bota mund të gjejë për Bullgarinë jo vetëm në gjuhën spanjolle, por edhe në gjuhë të tjera. Kjo është dritarja jonë drejt botës. Falënderoj Zotin, se pavarësisht nga peripecitë dhe orvatjet e shumta për ta mbyllur, ajo është atje dhe vazhdon të punojë! Për këtë arsye në vitin 2016 pas orvatjeve për mbylljen e pjesës së madhe të redaksive gjuhësore, Radio Bullgaria mori çmimin tonë të nderit “Bashkues i Kulturave”.”

Këdrinka Këdrinova

Tani në kushtet e pandemisë, roli i Radio Bullgarisë bëhet edhe më i rëndësishëm. Kur njeriu është i kufizuar nga shumë drejtime të tjera për t’u njohur me një kulturë të caktuar, “institucione të tilla si Radio Bullgaria mund të jenë një urë jashtëzakonisht e rëndësishme njerëzore”, është kategorike Këdrinka Këdrinova. Fatkeqësisht, ndërprerja e transmetimeve në eter kufizon mundësitë për kontakt të drejtpërdrejtë me dëgjuesit. Një shembull i një lidhjeje të tillë të gjallë janë nxënësit nga një fshat i vogël në Peru të cilët dëgjuan me interes programin tonë në spanjisht. Vet Këdrinka Këdrinova u bë dëshmitare e këtyre marrëdhënieve të ngrohta gjatë vizitës së presidentit bullgar Georgi Përvanov në Peru:

“Atëherë kolegët e redaksisë spanjolle përgatitën një pako speciale e cila aeroplani presidencial transporti deri në Lima. Atje në një shkollë të largët në Andet një mësues i entuziazmuar doli që ishte dëgjues i rregullt i Radio Bullgarisë.  Në një nga letrat e dërguara redaksisë ai shkroi se fëmijët kanë nevojë për fletore dh stilolapsa... Dhe Redaksia Spanjolle u përgjigj dhe u dërgoi nxënësve fletore dhe pajisje të tjera. Mendoj se ky është një episod i vogël elokuent për gjithçka që ka ndodhur gjatë dekadave të kontaktit të drejtpërdrejtë me dëgjuesit e Radio Bullgarisë në të gjithë botën. Madje është edhe tregues se si Bullgaria arriti deri te zemrat e njerëzve atje, lartë në Andet, dhe jam e sigurt se ata ende e kujtojnë atë. Mendoj, se këto janë episode shumë të rëndësishme, te të cilat duhet të kthehemi, sepse njerëzit në këto vende të harruara nga Zoti nuk kanë internet.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 21 nëntor 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 21 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në Ditën e Familjes së Krishterë, në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Lutja për ne" në interpretim të këngëtares së dashur..

botuar më 24-11-21 3.00.MD

Bullgaria sot – 20 nëntor 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 20 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Ditët e anasonit” në interpretim të grupit B.T.R. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 24-11-20 3.00.MD

Bullgaria sot – 19 nëntor 2024

Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se më..

botuar më 24-11-19 3.00.MD