Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksplozioni në Çeki duhej të shpërthente në Bullgari

Foto: arkiv

Sipas hetimit eksplozioni në Varbetice /Vrbětice/ të Çekisë duhej të shpërthente në territorin bullgar dhe jo në Çeki, njoftoi Deutsche Welle bashkë me një informacion të autoriteteve çeke se hetuesit rusë Aleksandër Mishkin dhe Anatolij Çepiga kanë marrë pjesë në diversion.

Shpërthimi i një depoje për armë në Varbetice gjatë tetorit të vitit 2014 nuk duhej të ndodhte në territorin çek – deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme të Çekisë Jan Hamaçek në eterin e televizionit shtetëror çek. Ka pasur plane që municionet të hidhen në ajër më vonë, pas transportimit të tyre deri në Bullgari. Të dhënat tregojnë se në blerje ka marrë pjesë edhe tregtari bullgar Emilijan Gebrev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët anembanë vendit nxirrnin kryqin e Epifanisë nga ujërat e ftohta

Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Tradicionalisht, në kishat shërbehet një liturgji festive e Epifanisë, shenjtërohet uji dhe më pas priftërinjtë..

botuar më 25-01-06 6.04.MD
Presidenti Radev

Presidenti u dha partive një afat deri më 13 janar për të rënë dakord për një kabinet

Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të Ushtrisë Bullgare në Sofje me rastin e Epifanisë , presidenti Rumen Radev njoftoi se parlamenti duhet..

botuar më 25-01-06 1.26.MD

Po kërkohet fjala që përshkruan 2024-ën për bullgarët

Për të katërtin vit radhazi, platforma e shkrim-leximit dhe drejtshkrimit "Si shkruhet" është në kërkim të fjalës që përshkruan më së miri 365 ditët e fundit të 2024-ës. "Të gjithë mund të japin sugjerimet e tyre, edhe nëse përsëriten - shkruajini ato,"..

botuar më 25-01-06 11.49.PD