Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po restaurojnë kisha me një vlerë të madhe kulturore dhe historike

Kisha “Shën martiri Dhimitri i Selanikut” në qytetin Vidin
Foto: BGNES

Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të rregullt qeveria. Afro një çerek nga paratë  jepen për konservimin dhe restaurimin e manastirit të Muldavës “Shën e Premtja” në bashkinë Asenovgrad. Manastiri është i themeluar  gjatë shekullit të 14 dhe ka qenë një qendër e rëndësishme letrare në epokën e Rilindjes. Në bibliotekën e tij të pasur janë ruajtur dorëshkrime shumë të vjetra dhe të rralla, të cilat më vonë kanë qenë të plaçkitura dhe të shkatërruara. Pranë tij ka pasur dhe një shkollë kishtare, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1888.


Parashikohet një konservim dhe restaurim i kishës “Shën martiri Dhimitri i Selanikut” në qytetin Vidin , i cili është i dyti për nga madhësia në Bullgari, pas katedrales së  patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje. Në pjesën veriore të kishës, ku është froni i Shën Joan Rillskit ka një mbishkrim unikal mural, me një kompozicion të ngjashëm të atij të pikturuar në kishën katedrale “Aleksandër Nevski”. Në të Mbreti Petër kërkon takim me vetmitarin e Rillës, i cili i refuzon dhuratat mbretërore dhe pranon vetëm frutat. Kureshtare është po kështu se në imazhet e ushtarëve mbretërorë janë pikturuar fytyrat e heronjve kombëtarë- Vasill Levski, Georgi Rakovski, Hristo Botev, Gjeorgi Benkovski, Todor Aleksandrov dhe Ljuben Karavellov. Autor i mbishkrimit mural është Gospodin Zheljazkov , i cili mbase ka pikturuar figurat e personaliteteve historike me ndihmën e uratave të mitropolitit të atëhershëm të qytetit Vidin, Neofit.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Provadia - Kriporja" është kandidate për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane

Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..

botuar më 25-03-14 6.36.MD

Kisha “Shën Dyzet Dëshmorët” është një vend i shenjtë për historinë bullgare

Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...

botuar më 25-03-09 10.05.PD

Arkeologjia si një kauzë për njerëzit që zbulojnë dhe mbrojnë trashëgiminë tonë historike

Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..

botuar më 25-03-07 7.05.PD