Poet, shkrimtar, artist, muzikant - një person i gjithanshëm që ruan me xhelozi spontanitetin e vet - Rosen Karamfillov përdor secilin prej talenteve të tij për të përcjellë një mesazh të caktuar, si dhe për të shëruar shpirtin njerëzor. Biseda me të është një privilegj, përtej rrethanave të dukshme ose mjedisit në të cilin ai në mënyrë të padukshme jep mësimet e tij të shumta. Sipas Rosen Karamfillovit minusi më i madh i pandemisë është se ajo ka arritur të nxisë shumë njerëz kundër njëri-tjetrit. Megjithatë, ai arrin të zbutë privatësinë dhe të korrë përfitimet e saj:
“Fillova ta kthej izolimin në një plus - është kategorik Karamfillov. - E shfrytëzoj kohën e lirë që më ka mbetur në shtëpi për të provuar këngë, për të pikturuar fotografi ose për të shkruar. Mundohem të mos mbetem pa punë, sepse kjo do të më çmendte. Mungesa e angazhimeve në një situatë si kjo aktuale është katastrofike për mua. Ka edhe një plus të pandemisë - njerëzit filluan të mendojnë për sjelljen e tyre. Sipas mendimit tim, ne po shkojmë drejt momentit kur do të dalim nga e gjithë kjo shumë më të mirë. Ndoshta ky është kuptimi i gjithë kësaj sprove ”.
Ajo që i mungon më shumë është kontakti i drejtpërdrejtë me publikun, kontakt ky i cili tani për tani është i pamundur. Sidoqoftë, edhe në kushtet e pandemisë që është në qendër të vëmendjes së shoqërisë vitin e fundit, zëri i artistit të ri mbetet i fortë dhe i njohur. Kur ai vendos të flasë, fjalët e tij janë gjithmonë në zemër të problemeve aktuale shoqërore.
Në ditët e izolimit të detyruar, Rosen ripunoi dhe ribotoi romanin e tij debutues, “Gjunjët”, për ndarjen e papritur me babanë e tij – piktorin e madh bullgar Koljo Karamfillov, në fillim të vitit 2014:
"Një nga cilësitë e vlefshme të këtij libri është se ai është një plagë e hapur, pulsuese që lehtë mund ta shihni dhe ta ndjeni dhe, së bashku me heroin lirik, të përjetoni shërimin e tij", shpjegon Rosen. Ndryshimet janë kryesisht stilistike. Në disa vende kam ndryshuar fjalë që nuk më pëlqenin. Lexuesit bullgarë do të kenë mundësinë të lexojnë dy kapituj të rinj që kam shkruar në të tashmen. Kur tashmë njeriu është më larg pikëllimit, ai mund të shikojë shumë më qartë dhe të shohë se ku ka gabuar. Ishte një sfidë e madhe të kthehesha në lëkurën time të vjetër. Sot jam një person shumë më i lumtur dhe më i qetë. Prandaj u përpoqa të shtroja një pyetje – çfarë do të ndodhë në qoftë se heroi lirik vendos të marrë frymë?"
Mundësia për të përshkruar personalitetin dhe talentin e babait të tij para një lexuesi të huaj që nuk e di punën e tij ishte një sfidë për Rosen:
"Unë kam thënë edhe më parë se për mua arti i Koljo Karamfillovit është një britmë në një dhomë të qetë, se Zoti ekziston. Një ndjenjë tjetër e figurativitetit, kompozicionit, simboleve. Gjëja kryesore në artin e babait tim janë simbolet e tij, të cilat ai i kishte quajtur shenja. Nëse bëhet fjalë për një sy, një këmbë njerëzore, një kryq apo një shtëpi, këto janë gjërat kryesore - shtëpia, besimi, shqisat. Për artin e tij mund të them gjithashtu se ai nuk është “llafazan”. Koljo Karamfillov është maksimalisht lakonik dhe i përqendruar në shpirtin e vet të thellë".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook /Rosen Karamfillov
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..