Dita e poezisë hungareze shënohet në Hungari që nga viti 1964, në datën e ditëlindjes së poetit Atilla Jozhef (1905-1937). Çdo vit më 11 prill hungarezët nderojnë poezinë hungareze me lexime letrare dhe prezantime të librave. Gjatë këtij viti Bullgaria aderohet ndaj iniciativës me një online recitim të vjershës më të njohur të Laslo Nagi “Kush do të mbajë dashurinë”.
Vjershat lexohen nga aktori bullgar Georgi Zllatarev, kurse premiera e videos është në vet ditën, 11 prill në orën 11:00 kohë bullgare njoftoi Instituti Kulturor Hungarez në Sofje. Poeti, përkthyes dhe piktor Laslo Nagi (1925-1978)- është një nga mbajtësit e parë të Çmimit Ndërkombëtar të Botevit si dhe të urdhrit “Kirill dhe Metodij”. Ai tre herë mori çmimin “Atilla Jozhef”, dhe është mbajtës i çmimit “Koshut”. Nagi ka përkthyer mbi 10 000 vjersha nga poezia popullore bullgare dhe nga poetët bullgarë. Në gjuhën bullgare janë botuar katër përmbledhë të vjershave të tij. Gjatë vitit 2019 me përpjekjet e përbashkëta të Bullgarisë dhe të Hungarisë në Shtëpinë-Muze “Laslo Nagi” në qytetin Smoljan zyrtarisht u hap ekspozita e përhershme e rinovuar me titullin “Kush do të mbajë dashurinë”.
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..