Hapësira e madhe e braktisur në qendër të kompleksit të banimit “Trakia” në qytetin Plovdiv do të kthehet në një lagje të brezit të ri, pa automobila. Deri në fund të muajit prill planifikohet gërmimi i parë. Kureshtarja është se në territorin mbi tokë të lagjes së gjelbër nuk do të lejohen automobila. Banuesit në komplekset dhe punonjësit në zonë do të parkojnë në nivelin e nëntokës, furnizimi i dyqaneve do të bëhet përmes ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse. Nga të dyja anët e rrugës qendrore do të ketë dyqane të bukura, galeri dhe librari. Në qendër të lagjes së gjelbër do të ketë shesh me një amfiteatër të madh, ku do të zhvillohen koncerte dhe spektakle.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..