Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia e Klubit të Futbollit “Sllavija” është plotë emocione, fitore dhe disfata

Klubi më i vjetër dhe një nga më të dashura të futbollit në Bullgari mbushi 108 vjet

Skuadra e futbollit “Sllavija” nga Sofja - 1914
Foto: slavia-bg.com

Skuadra futbollistike e Sofjes “Sllavija” është 7 herë kampione kombëtare dhe 8 herë fituese e Kupës së Bullgarisë. Ajo garon në Ligën e Parë Profesionale të Futbollit. Skuadra ka stadiumin e vet “Sllavija”  me mbi 25 000 vende për të ulur. Ngjyrat e klubit janë të bardha dhe të zeza.

Interesante, plotë shumë emocione, fitore dhe disfata është historia shekullore e klubit. Ai u themelua më 10 prill të vitit 1013 nga një grup të rinjsh të entuziazmuar. 

Futbollistët e parë të ekipit “Sllavija” - 1913
Mirëpo, pse ata zgjodhën Sllavja për emrin e ekipit të tyre? Sepse për ta fjala është një simbol i sllavizmit, dhe sepse ata tashmë kishin dëgjuar për ekipin çek me të njëjtin emër. Për këtë arsye ata shpresonin të marrin mbështetje nga ai. Më 11 gusht ekipi luajti ndeshjen e parë zyrtare dhe fitoi me 1:0 kundër skuadrës së Sofjes “Futboll Klub 13”. Pësojnë shumë fitore dhe suksese! Në vitin 1926 “Sllavija” për herë të parë u bë kampion i Bullgarisë. .

Skuadra “Sllavija” – kampione e futbollit në vitin 1926
Deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore skuadra fitoi edhe 5 tituj të tjerë të kampionit duke u afirmuar si një nga klubet më të mira të futbollit në Bullgari. Në fillim të viteve 60-të të shekullit XX sportistët e klubit fituan Kupën e Bullgarisë dhe debutuan me sukses në turnetë evropiane të klubeve.

Kampionët e Bullgarisë nga kampionati në vitin 1939
Më shumë për të kaluarën e lavdishme të ekipit mund të lexoni në materialin “Skuadra sportive “Sllavia” shënon 100 përvjetorin e themelimit të saj” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Skuadra tani

Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: slavia-bg.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD