Agjencia Bullgare e Sigurisë së Ushqimeve dërgoi për asgjësim 9900 kg mish të ngrirë pule nga Polonia, të kontaminuara me salmonela, njoftoi Agjencia e Ushqimeve. Dërgesa u sekuestrua që me furnizimin në Bullgari dhe nuk u lejua që mishi të shitet në tregun bullgar. Ky është rasti i parë për këtë vit me mish të kontaminuar me salmonela nga Polonia, por ky problem ekziston që prej disa vitesh. Në vitin 2019, pa ndërhyrjen e organit kontrollues mbi 100 tonë mish pule me salmonela arritën në dyqanet në vendin tonë. Kjo vazhdoi në vitin 2020, por inspektorët e Agjencisë së Ushqimeve reaguan më shpejt dhe parandaluan dërgimin e mishit në treg.
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë Ajo u prezantua nga partia MEÇ, me mbështetjen e "Vëzrazhdane" dhe "Veliçie" për..
Bullgaria nuk vendos kushte shtesë në procesin dhe negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, tha nënpresidentja Ilijana Jotova në hapjen e forumit "BE-ja takon Ballkanin" në Sofje. Në forum marrin pjesë komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së shpejti. Kjo u njoftua nga komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet..