Shkrimtari me famë botërore me rrënja bullgare prof. Michael Bar-Zohar është kandidat për President të Izraelit, informoi bTV.
Ai është autor i një prej librave më emocionale për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Xhaxhai i tij ka marrë pjesë në shpëtimin e hebrenjve në qytetin e Kjustendilit (Bullgari Jugperëndimore) në fillim të vitit 1943. Prof. Michael Bar-Zohar lindi në vitin 1938 në Bullgari dhe u largua nga vendi ynë kur ishte 10 vjeç. Më vonë bëri një karrierë shkencore dhe pati dy mandate si anëtar i Knesetit /Parlamenti i Izraelit/.
Prof. Bar-Zohar njihet me emrat më të mëdhenj të elitës politike dhe ai vetë i përket asaj. Pasi mori pjesë në aksionet e Mossad /Instituti për veprime të posaçme dhe zbuluese/, ai shkroi libra që gëzojnë një interes të madh.
Së fundmi, qyteti austriak i Salzburgut i dha nderimin më të lartë në fushën e artit dhe kulturës kompozitores me origjinë bullgare, Aleksandra Karastojanova-Hermentin. Großer Kunstpreis des Landes Salzburg është çmimi i dytë shtetëror që..
Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është edhe studiuesja e gjuhës spanjolle Marija Paçkova, e cila prej dekadash ka qenë pjesë e ekipit të..
Mbushen 131 vjet nga lindja e Mbretit Boris III, i cili mbeti në kujtesën bullgare me përkufizimin që i dha populli dhe historia - Bashkues. Boris Sakskoburggotski qëndroi në krye të vendit pas abdikimit të Mbretit Ferdinand pas disfatës së..