Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë parti do të hyjnë në Parlamentin e ri, tregojnë të dhënat e 100% prej protokolleve të përpunuara

| rinovuar më 21-04-06 4.57.MD
Foto: BGNES

Në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor do të hyjnë gjashtë parti, tregojnë të dhënat e 100% prej protokolleve të përpunuara, transmetoi reporterja jonë Cvetelina Stojanova.

Në vend të parë është GERB/SDS me 26.18%, pas tyre janë “Ka një popull të tillë” me 17.66%, BSP për Bullgarinë me 15.01%, DPS me 10.49%, “Bullgaria Demokratike” me 9.45% dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 4.72%. VMRO me rezultat 3.64% nuk kalojnë barrierën prej 4%. 

Bashkimi Kombëtar Bullgar, me të cilin gjatë zgjedhjeve u paraqit partia “Vera Bullgare” e afaristit Vasill Bozhkov, ka 2.95%.

Nga votimi jashtë shtetit më shumë vota kanë fituar “Ka një popull të tillë (30.75%) dhe “Bullgaria Demokratike” (17.56%), pasuar nga DPS (13.17%). GERB/SDS marrin 8.7%, BSP për Bullgarinë – 7%.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD