Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Librat bullgarë kaluan kufirin maqedonas

Administrata e rrethit Vidin

Bullgari Viktor Stojanov, autor i nismës "Dërgoni një libër bullgar për Maqedoninë" arriti të importojë 920 kopje të librit "Këngët popullore bullgare" botuar në vitin 1861 nga vëllezërit Miladinovi, shkroi gazeta “Trud”.

Autobusi me librat e dhuruar këtë herë kaloi kufirin pa ndonjë problem nga autoritetet kufitare maqedonase dhe arriti në Qendrën Bullgare të Informacionit Kulturor në Shkup. Autobusi do të shpërndajë disa nga librat për bullgarët nga Manastiri, Prilepi dhe Strumica.

Më 27 mars Stojanov u ndalua në kufirin bullgaro-maqedonas për shkak të librave të transportuar, por pas reagimit të mëvonshëm të institucioneve shtetërore bullgare, ai dhe librat u pranuan në Maqedoninë e Veriut.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 majin

Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të përhapen re dhe në vende të caktuara, përsëri kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë..

botuar më 25-05-01 7.35.MD
Borisllav Gucanov

Një e katërta e punëtorëve në vend nuk kanë ose nuk duan një kontratë pune

25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i çështjeve sociale Borisllav Gucanov në Varna me rastin e Ditës së Punës, 1 Majit. Ministri e gjen të..

botuar më 25-05-01 5.01.MD

“Inteligjenca Ushtarake” bullgare e sheh Rusinë si një forcë destabilizuese

Rusia mbetet faktori kryesor destabilizues për sigurinë ndërkombëtare, thekson raporti i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake për vitin 2024, njoftoi BGNES. Në dokument theksohet, se mjedisi global i sigurisë karakterizohet nga militarizimi në rritje..

botuar më 25-05-01 4.42.MD