Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët në qytetin Novi Iskër tanimë do të mësojnë në klasa në të hapur

Foto: Facebook / @171ou

Fëmijët nga shkolla fillore numër 171 “Stoill Popov” në qytetin Novi Iskër do të kalojnë më shumë kohë jashtë pas rifillimit të trajnimit për pjesëmarrje nga data 12 prill. Klasat e reja shkollore do të japin mundësi të zhvillohen orët e mësimit nën qiellin e hapur, kur koha është me diell dhe më e ngrohtë. Vendet e punës janë të formuara në gazebos të veçanta prej druri dhe ato janë të vendosura mes një gjelbërimi, mes shkurreve dhe luleve. Shkolla “Stoill Popov” është e themeluar përpara më shumë se 150 vjetëve dhe është një nga shkollat më të vjetra në qytet. 



Në ndryshim nga vendet e tjera të populluara në Bullgari, ku për shkak të kolapsit demografik shkollat mbyllen, nxënësit nga shkolla numër 171 në Novi Iskër vazhdimisht shtohen, dhe në këtë moment aty mësojnë 256 fëmijë. Nga drejtoria e shkollës shpresojnë se klasat e hapura shkollore do t’i ndihmojnë fëmijët dhe mësuesit të evitojnë stresin përgjatë alternimit të vazhdueshëm të mësimdhënies ballë për ballë dhe në internet.   

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD