Bullgaria do të marrë 1,251,000 doza të "vaksinave të solidaritetit". Kjo u njoftua për BNR nga Presidenca Portugeze e BE. Lajmi u konfirmua gjithashtu nga burime diplomatike në Sofje. Është arritur marrëveshje për sasinë në një mbledhje të përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare. Marrëveshja u propozua nga Presidenca Portugeze. Dozat janë pjesë e një totali prej 10 milion dozash të Pfizer / Biontech për të cilat u arrit marrëveshke në Këshillin e fundit Evropian dhe ato do të shpërndahen sipas popullsisë së vendeve anëtare dhe do të dorëzohen në tremujorin e dytë të 2021.
Në Facebook Kryeministri Bojko Borisov komentoi se ky është një lajm i mirë, jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjithë Evropën, sepse tregon solidaritet në BE.
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..