Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjuha e urrejtjes synon njësoj mesazhet mjekësore dhe ato politike

Foto: arkiv

Ditë të numëruara na ndajnë nga zgjedhjet për një parlament të ri, të cilat që të gjithë i përcaktojnë si më të rëndësishme për rrugën, në të cilën  do të ecë vendi ynë gjatë 4 vjetëve të ardhshme. E veçanta tani është se ndaj detyrës me shumë të panjohura në politikë i shtohen çështje komplekse dhe të ndërlikuara, të lidhura me shëndetin dhe ecurinë globale të pandemisë. Kështu, me një puls të shpejt për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike pasuese, politikanët bullgar hynë në fushatën e radhës zgjedhore. Ajo nuk  karakterizohet nga përplasje spektakolare zgjedhore, por nuk është aspak dhe pa fyerje dhe sulme ndaj kundërshtarëve politikë. Mediat përsëri në mënyrë të pavullnetshme, ose të vullnetshme, siguruan një platformë për gjuhën e urrejtjes, pa të cilën nuk ka kaluar asnjë fushatë politike gjatë 30 vitet e kaluara. 

E ndryshmja është se tani  gjuha e urrejtjes drejtohet me pasion të njëjtë ndaj politikanëve dhe institucioneve shëndetësore. Çdo një tezë e shprehur mjekësore konsiderohet nga një pjesë e qytetarëve si një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave personale dhe një kufizim i lirive të tyre. Rrjetet sociale dhe mediat e dyshimta në Internet tërheqin një auditor me lajme mashtruese dhe teori konspirative, të zbukuruara me një dozë të madhe të gjuhës së urrejtjes. Problemi është se njeriu i çoroditur, i cili tani kalon një kohë më të gjatë në shtëpi përpara kompjuterit, vet bie viktimë të foljes negative, të lajmeve të rreme dhe të fakteve jo të vërteta. Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi kohët e fundit doli me një kërkesë që të monitorojë nga afër përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe se do të ndërhyjë aty ku ajo përdoret. 

Juliana Metodieva
Por, për momentin shoqëria vlon nga kundërvëniet dhe kjo urrejtje është jashtëzakonisht rrezikuese, sepse shkatërron emrin e mirë të personaliteteve dhe institucioneve, i kundërvë njerëzit mbi bazën e zgjedhjes së tyre të një sjelljeje shëndetësore” - thotë gazetarja dhe studiuese e gjuhës në mediat Juliana Metodieva: 
“Nëse tani vëmë re, do të shikojmë një sulm të objekteve të reja të kësaj gjuhe të urrejtjes tek ne.  Kohët e fundit një objekt sulmesh janë ata që nuk pajtohen me politikën e vendit tonë kundrejt Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtu “merita” përsëri është e mediave, por dhe e partive nacionaliste. Ato janë shumë aktive në një terren patriotik dhe në këtë moment janë me një qëndrim negativ ndaj shtetit fqinjë, kurse që aty na përgjigjen me të njëjtën - thotë Metodieva. Një parti nacionaliste, e njohur shumë mirë, veçanërisht e modelon shumë mirë gjuhën e urrejtjes që nga viti 2005 dhe përmes saj kemi lidhje midis fjalës së urrejtjes dhe krimit të urrejtjes. Kështu, ndaj të gjitha tipareve në profilin e bullgarit, i cili përdor gjuhën e urrejtjes, përveç ksenofobisë dhe armiqësisë ndaj së huajës - qoftë ajo fe ose orientim seksual, tani shtohet dhe fjalimi nacionalist. Dhe ai forcohet dhe shpërndahet përmes mediave.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD