Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pritet ulje e sëmundshmërisë nga Covid-19 në kuadrin e një jave

Prof. Angell Kunçev
Foto: BGNES

Nuk ka rregulla për trajtimin e krizës dhe zbatimi i masave ekstreme nuk është një zgjidhje, tha para BNT kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë prof. Angell Kunçev. Sipas tij, masat, të cilat do të lehtësohen që nga 1 prilli, do t'i lejojnë njerëzit “të marrin frymë”.

Shfuqizimi i masave është në përputhje me treguesit mjekësorë dhe është i domosdoshëm sepse kur ato zgjasin më shumë se dy javë, shoqëria lodhet dhe kontrolli dobësohet. Këtë e shtoi në bTV drejtori i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare dhe anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar për Covid-19 Prof. Todor Kantarxhiev. Ai shpjegoi se vendi është në një pllajë dhe se pritet rënie e numrit të pacientëve brenda një jave.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 prillin 2025

Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..

botuar më 25-04-08 7.35.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov prezantoi masat për përmirësimin e sigurisë rrugore

Masat kundër luftës në rrugë u përcaktuan në një takim me kryeministrin

Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm se nuk duhet kërkuar fajtori i problemeve serioze të trashëguara,..

botuar më 25-04-08 6.31.MD

Media rumune: Donald Trump Jr. do të vizitojë Sofjen

Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin, Beogradin, Sofjen dhe Bukureshtin , raportojnë mediat rumune Digi24 dhe G4 Media. Në Bukuresht, ku pritet..

botuar më 25-04-08 5.09.MD