Njerëzit e rinj janë ai elektorat deri tek i cili partitë politike vazhdojnë të arrijnë vështirë, pavarësisht nga përpjekjet e tyre. Del se ”rinimi” i anëtarëve të partisë nuk është një kusht i mjaftueshëm për tërheqjen e votuesve mes të rinjve. Janë të domosdoshme përpjekje serioze dhe qëllimore për bindjen e tyre, si dhe një sinqeritet më i madh dhe angazhim për përballimin e problemeve në disa degë si kultura, arsimi dhe politika rinore.
Fjala kyçe, e cila dëgjohet më shpesh në bisedat mes të rinjve lidhur me situatën tek ne, është ndryshimi.
“Kërkesa ime e vetme është që çfarëdo qoftë mjetesh që të duhen, të mund të ketë të ardhme për ne dhe një shans për ndryshim për mua dhe për çdo një njeri tjetër - deklaron në intervistën e dhënë për Radion Kombëtare Bullgare-Varna, nxënësi 18 vjeçar- Daniell Llukanov.
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare tek ne në fund të javës, ai do të votojë për herë të parë, por tanimë e di se çfarë është e rëndësishmja për të:
“Ai që do që të marrë pjesë në pushtet, duhet fillimisht të mësohet të mos jetë i qeverisur Kjo është një gjë, e cila u mungon shumë kandidat-drejtuesve”.
Një dëshirë për të votuar depërton dhe tek njerëz të tjerë të rinj, të cilët akoma luhaten se cilin të shpërblejnë me besimin e tyre. Por ata janë të bindur se duhet ta bëjnë, sepse e konsiderojnë votimin si një detyrë e tyre – tregon anketa e Valeri Velikovit nga Radioja Kombëtare Bullgare-Varna.
“Unë do të votoj - është kategorike Vëzkresia - 18 vjeçare. Meqenëse ne jemi të rinj dhe pohojmë se duam të ndryshojmë statusin, mënyra e vetme që të mund ta bëjmë është duke votuar për dikë, pa ndonjë rëndësi nëse ai do të hyjë në parlament.”
Pavarësisht se kjo nuk është një temë qendrore në bisedimet e tyre, Vëzkresia si dhe shoqet e saj Viktoria dhe Andrea, emocionohen nga temat politike dhe nga ajo e cila po ndodh tek ne. Dy prej tyre po mendojnë të ikin dhe të zhvillohen jashtë, por do të ndryshojnë mendimin e tyre nëse ndiejnë se ndryshimi kaq i dëshiruar do të fillojë. Pavarësisht se për secilin kjo fjalë të ketë një përkufizim të ndryshëm, të tria nxënëset ia japin përcaktimin më të saktë sipas tyre: “Ndryshimi për të rinjtë do të thotë të mos të kenë dëshirë për të ikur”.
Shokët e tyre Gjeorgji dhe Aleksandër shpresojnë se me votën e tyre në ditën e zgjedhjeve do të kontribuojnë për kufizimin e korrupsionit dhe futjen e transparencës dhe të përgjegjësisë më të madhe.
Të drejtën e vet për të votuar do ta ushtrojë dhe Konstantin Pramatarov, i cili mëson shkenca politike dhe gjuhë kineze në Vjenë. Sipas fjalëve të tij, ai do që një ditë të kthehet përsëri tek ne, por deri atëherë është e domosdoshme që të zgjidhen një sërë problemesh në plan socio-politik në atdhe:
“Situata politike në Bullgari është një parodi. Flas për të ndihmuar të rinjtë, të cilët duan që të kthehen në Bullgari dhe ekonomia jonë të mund të marrë ndonjë drejtim”.
Për shkak të përvojës së vet shumëvjeçare, sociologia Mira Radeva i njeh shumë mirë profilet e votuesve të të gjitha moshave në vendin tonë. Sipas saj, faktorët, të cilët e përcaktojnë aktivitetin e të rinjve në ditën e zgjedhjeve, janë kompetenca dhe përgjegjësia:
Në moshën 18 vjeçe të rinjtë kanë dëshirë që të votojnë, sepse kjo është diçka e re për ta. Vetëm se që të gjitha studimet tregojnë se ata kanë një shkallë më të ulët të kompetencës, kanë vështirësi për të zgjedhur. Në këto raste ata marrin mendim nga rrethi më i afërt familjar, nëse në të në përgjithësi flitet për politikë.”
Sipas Radevës, një stimul për të votuar, si dhe të kontribuojnë për një ndryshim në shtetin e vet, të rinjtë marrin atëherë kur bëhen prindër.
“Atëherë nga domosdoshmëria fillojnë të mendojnë për të gjitha problemet të lidhura me taksat, çmimet, rrogat, buxhetin, shëndetësinë, arsimin. Kjo tanimë i prek personalisht, sepse bëhen përgjegjës për dikë, fillojnë të zhvillojnë edhe më tej kompetencën e vet, si dhe dijet dhe bëhen shumë më aktivë.”
Redaktor: Joan Kolev /në bazë të intervistave të Valeri Velikovit BNR – Varna/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..