Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kush i vesh gjimnastet bullgare?

Veshjet përrallore të Nevjana Bratanovës për gjimnastikën ritmike

Elemente popullore dhe zgjidhje eksperimentale në kostumet e reja të skuadrës kombëtare

Foto: arkiv personal

Të guximshme, të gjalla, shumëngjyrëshe, ekstravagante, të cilat përputhen me një përpikëri të madhe me kompozicionet e jashtëzakonshme të gjimnasteve bullgare - të tilla janë veshjet, me të cilat sportistet tona dalin me një krenari të madhe në qilim dhe ngjiten në shkallën e nderit. Ne e mirëpresim secilën prej shfaqjeve të tyre të shkëlqyera pa marrë frymë, por shumë rrallë i drejtojmë vetes pyetjen, se kush qëndron pas këtyre kostumeve përrallore të skuadrës kombëtare të gjimnastikës ritmike. 

Veshjet e sofistikuar janë vepër e dizajnjeres nga Varna Nevjana Bratanova.

  Nevjana Bratanova

Në fillim fare ajo krijon kostume për klubet vendase të gjimnastikës ritmike, të baletit dhe të notit të sinkronizuar, kurse puna e saj me skuadrën kombëtare të gjimnastikës ritmike fillon fare rastësisht gjatë vitit 2012. Në vitin 2016 femrat dhe vajzat e fillojnë sezonin me veshjet e Nevenës, kurse më vonë ekipi i saj fillon të punojë dhe kostume përansamblet.

 Veshja e parë për Nevjana Vlladinovën
“Mundohemi të përdorim materiale me cilësi, përfshijmë dhe materiale të reja si thumba, zinxhirë e të tjera - sqaron dizajnjerja. Mundohemi që të ikim nga veshjet standarde për gjimnastikë, kërkojmë diçka shumë më të veçantë. Më e vështira për ne është të saktësojmë modelet, sepse duhet të marrim parasysh shumë gjëra, kështu që të mund të krijojmë një vizion maksimalisht të mirë të veshjes si një rezultat final”. 


Diçka e ndryshme: zinxhirë në triko

Dizajni dhe ngjyrat varen, në vend të parë nga muzika dhe nga stili i gjimnastes, ngjyrat e veglave si dhe nga dëshira e trajnerëve. Nganjëherë vajzat frymëzohen prej modeleve të dizajnjerëve të njohur dhe atëherë Nevjana Bratanova përgatit skica, për të saktësuar sesi duken gjërat në final. Sepse tek ato veshje po kështu ka tendenca të modës. “Tani ato janë pa mëngë ose me një mëngë të vetme, pa jakë, madje dhe pa fund, gjë e cila përpara viteve do të na ngjante mjaft absurde”-tregon Nevena. 

Veshjet e dashura të dizajneres janë ato për Olimpiadën në Rio në vitin 2016 dhe trikot me trëndafila,  me dantellë unikale për ansamblin për femra gjatë vitit 2019

Gjatë vitit 2017 në anketën e faqes për gjimnastikë ritmike The Knotted Ribbon për “Veshje më të bukur” kostumet individuale të Nevjana Bratanovës të gjitha zënë vendet e para.
 Trikot bullgare që fituan të gjitha vendet e para

“Bukuri hyjnore, e mahnitshme, magjike, fine, kryevepër”- këto janë vetëm një pjesë e vogël nga komentet lidhura me veshjet, që qe treguar për herë të parë  në turneun në Moskë (në shkurt 2021) dhe shkaktoi një habi të vërtetë. Gërshetimi tepër i veçantë i elementeve nga qëndisja popullore u bëri një përshtypje të madhe komentuesve rus: “Një kombinim i pazakonshëm të veshjes me kostum popullor bullgar, një qasje shumë interesante. Është shumë gjë e mirë dhe e këndshme kur gjimnastet në disa nga kombinimet e tyre përfshijnë dhe tematikën kombëtare, kjo është shumë e ndjeshme dhe kjo duket dhe në paraqitjet e tyre”-shënuan ata.


Për Kupën Botërore në Sofje (26-28 mars 2021) dizajnjerja kërkoi zgjidhje të ndryshme, të guximshme, jo standarde madje dhe ekstravagante. Befasia e madhe ishin veshjet për kompozicionin e ri të ansamblit të vajzave.


“Kur gjimnastet dalin në qilim, ne fare nuk mendojmë për punën tonë, por shikojmë që ato të mund të luajnë kompozicionet e tyre pa gabim - pohon dizajnjerja . Jemi shumë të lumtur dhe shumë krenare, se na jepet mundësia të kujdesemi  për pamjen dhe vizionin e sportisteve tona kombëtare të gjimnastikës ritmike dhe puna jonë të shikohet në ngjarjet më të mëdha sportive”.

Foto: fbgr.org, Nevjana Bratanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD