Dikur pendët e shpendëve ishin pjesë e zbukurimeve të vajzave. Sipas besimeve ato mbronin nga sytë e këqija dhe nga magjitë. Një forcë tepër të madhe posedonin pendët e disa prej shpendëve – të egra ose shtëpiake. Ndër to një vend të denjë zënin pendët shumëngjyrëshe të palloit mashkull.
“Në se ëndërron pëllua – është mirë” pohon ëndërruesi folklorik bullgar. Ky shpend ishte një gjë e rrallë në tokat tona, kështu që shpesh bliheshin pendë, të cilat vendoseshin në një vend të dukshëm në shtëpi me besimin se ato sjellin fat dhe lumturi.
Pallua gjithashtu këndohet në shumë këngë popullore të dasmës si një “zog i bukur dhe madhështor”. Në to, dhëndri i ngjan një pallua mashkull, nusja e një pallua femër.
Pse i quajnë puplat e palloit “llazariçki” dhe çfarë tregojnë për ta përrallat, këngët dhe besimet popullore bullgare mund të lexoni në botimin “Si pallua në oborret e bujarit” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..