Me çdo një ditë që po kalon, ne njerëzit humbasim nga pak nga lidhja me natyrën - me këtë përmendje Fondi Botëror për Mbrojtjen e Natyrës së Egër organizon ngjarjen e vet më të madhe ndërkombëtare “Ora e Tokës”.
Iniciativa Botërore sipas traditës ndodh në të shtunën e fundit nga muaji mars, kur milionë në të gjithë botën fikin dritat në shtëpitë e tyre. Në errësirë mbeten dhe godina të rëndësishme shoqërore midis orës 20.30 dhe 21.30 orë lokale, duke bërë thirrje për një të ardhme më të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
Sot, në edicionin e 14 të radhës të “Orës së Tokës” do të përfshihen mbi 5 milionë veta në 7000 qytete prej 190 vendeve nëpër të gjithë botën, mes të cilëve dhe Bullgaria.
“Ora e Tokës” në Bullgari do t’i kushtojë një vëmendje të posaçme kujdesit për një specie emblematike për pyjet vendase bullgare - ariu i murrmë, mbijetesa e të cilit ka qenë në një rrezik serioz gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Në provë për t’i kundra venë kësaj tendence negative, në fund të vitit 2020 WWF-Bullgaria formoi një Ekip Ekspertësh për Shpëtimin e Arinjve, i cili tanimë është në terren dhe punon me sukses në pjesën e mesme të malit Stara Pllanina dhe në Rodopet Perëndomore. Qëllimi i tyre është që t’i studiojnë popullatat e arinjve dhe të mund t’i mbrojnë banuesit vendas nga takimet e padëshiruara me arinjtë.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
57% e bullgarëve mbështesin aplikimin e mësimeve të fesë si pjesë e kurrikulës së rregullt në shkolla, tregon një sondazh i Agjencisë Trend. 26% janë kundër kësaj ideje. Miratimi është më i ulët se mesatarja tek më të rinjtë dhe më i lartë tek..
Gati 40 vjet më parë, bashkësitë e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u përqendruan në disa qytete. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe me rritjen e diasporës bullgare, bashkësitë tona kishtare filluan të..
61% e bullgarëve thonë se vendi ynë përfiton nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tregon një anketimi i Eurobarometrit. Ky tregues është më i ulëti në të gjithë komunitetin, por shënon një rritje prej 8% në krahasim me sondazhin e mëparshëm nga..