Secili prej nesh vet krijon rrjetin e tij të burimeve, por sa i saktë është informacioni që marrim prej tyre? Një platformë shqyrton vërtetësinë e deklaratave gjatë fushatës zgjedhore.
Në mes të marsit, dy stuhi duket se po tërbohen në vendin tonë - fushata zgjedhore është në kulmin e sipër, dhe epidemia e koronavirusit po përhap valën e saj të tretë. Qytetarët çdo ditë po dëgjojnë doza tronditëse të informacionit, premtime dhe parashikime në lidhje me gjënë më të rëndësishme - shëndetin personal dhe zhvillimin e ardhshëm të vendit.
Pavarësisht nga pasiguria e shkaktuar nga pandemia dhe vendimet në ndryshim të vazhdueshëm të autoriteteve, premtimet për ndryshime rrënjësore në Bullgari nga e nesërmja e votimit - mbeten konstante. Dallimi me fushatat e mëparshme të zgjedhjeve parlamentare është prania e temës së koronavirusit brenda secilës prej politikave sektoriale të prekura në diskutimet politike, si dhe prania solide e profesionistëve shëndetësorë në listat e pothuajse të gjitha partive. Sidoqoftë, shpesh pyetjet që i bëjmë vetes pas përfundimit të debateve mediatike janë më shumë sesa përgjigjet që kemi marrë. Nëse kësaj i shtojmë dyshimet për vërtetësinë e disa prej deklaratave, i hutimi ynë është i garantuar.
E gjithë kjo provokoi katër të rinj bullgarë që jetojnë në Gjermani për të krijuar një platformë në internet “A po gënjesh?”, e cila të verifikonte të vërtetën e deklaratave gjatë fushatës zgjedhore. Ata e realizojnë idenë e tyre në dy faza - pilot dhe parazgjedhor:
“Gjatë fazës pilot, në kuadrin e dy muajve në fund të vitit të kaluar, ne u përqendruam në pesë transmetime nga eteri kombëtar dhe shqyrtuam se si do të funksiononte i gjithë procesi i nxjerrjes së fjalimeve dhe kontrollit nëse ato ishin të vërteta apo të rreme. Rezultoi që ishte një detyrë e vështirë, por me rëndësi të veçantë për shoqërinë”, tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë Radosllav Evtimov, një nga entuziastët në ekip.
Në tërësinë e saj, platforma u ofron përdoruesve mundësinë për të kontrolluar se cila pjesë e deklaratave të kandidatë deputetëve janë të vërteta dhe çfarë - më tepër popullizëm dhe pavërteta. Edhe pse u duhet shumë kohë e lirë, bashkatdhetarët tanë nuk mendojnë të heqin dorë nga iniciativa, të paktën deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve më 4 prill.
“Dëshira jonë në fillim ishte të specifikonim llojin e programeve që synojmë në mënyrë që të jemi sa më transparent - shpjegon Evtimov. - Këto janë debate parazgjedhore, dhe ne po i shikojmë të gjitha. Ne i shpërndajmë ato midis anëtarëve të ekipit, dhe secili duke shqyrtuar zbret çdo deklaratë që mendon se mund të jetë e pasaktë. Ai pastaj fillon të kontrollonte, duke kërkuar të gjitha llojet e burimeve publike. Ne i referohemi informacionit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, Eurostat, analiza të ndryshme, transkriptime të Kuvendit Popullor. Ne nuk kemi ndonjë qasje të veçantë në to. Deklaratat që ne konsiderojmë si të sakta nxirren në një tabelë. Ne do t’i publikojmë rezultatet e monitorimit tonë dy herë – të ndërmjetme dhe përfundimtare. Tashmë rezultatet e ndërmjetme dolën më 22 mars, ndërsa më 1 prill do të botojmë përfundimtaret.”
Një detaj tjetër i rëndësishëm i monitorimit është dallimi i qartë midis një fakti dhe një mendimi, përcaktimet e të cilave janë vendimtare për besueshmërinë e statistikave, si dhe për objektivitetin.
Megjithëse një krahasim i tillë është kurioz, bashkatdhetarët tanë të përfshirë në monitorimin e fushatës zgjedhore nuk mund të bëjnë një krahasim midis besueshmërisë së deklaratave të deputetëve evropianë dhe bullgarë dhe megjithatë:
“Të gjithë shpresojnë se projekti do të jetë i suksesshëm dhe i dobishëm për një vendim objektiv dhe të informuar të votuesve”, mendon Evtimov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..