Edicioni britanik e renditi pallatin pranë fshatit Ravadinovo në klasifikimin e 10 monumenteve kureshtare botërore që ofrojnë turne virtuale gjatë një pandemie. Në këtë mënyrë kureshtja bullgare e gjeti veten pranë kryeveprave të padiskutueshme arkitekturore, si Versaj në Paris, Shtëpia e Annës nga Cleves në Sussex Lindor, Casa Batlló – krijesa e Antonio Gaudit në Barcelonë, xhamia-medrese e sulltanit Bark në Kajro e të tjera. Objektet e treguara në klasifikim janë nga epoka dhe stile të ndryshme arkitekturore, por që të gjitha propozojnë shëtitje virtuale për secilin, i cili ka qasje deri në internet dhe një dëshirë të zhytet në një realitet magjik.
Në ndryshim nga objektet e tjera në klasifikim pallati “Në dashuri me erën” është i ndërtuar tani vonë dhe jo njëherë është cilësuar si një shfaqje e shijes së keqe. Pavarësisht nga kjo interesi ndaj tij është i madh! Të mos flasim se shpesh merr dekorata dhe çmime ndërkombëtare dhe kryeson klasifikime prestigjioze botërore. Autorët e klasifikimit në The Guardian e përshkruajnë atë në këtë mënyrë:
“Gjatë vitit 1996, biznesmeni i dyshimtë bullgar Georgi Tumpallov /i cili e ka shpallur veten për kont/ vizaton me lopatë një kryq mbi një copë tokë në perëndim nga qyteti bregdetar Sozopoll buzë bregut të Detit të Zi. Kështu ai ve fillimin e një pune të palodhshme shumëvjeçare rreth realizimit të pallatit të tij të rremë por të ëndërruar mesjetar , të quajtur “Në dashuri me erën”. Një vizitë në kopshtin e tij zbulon liqene dhe palma, kulla, të veshura me bimë zvarritëse dhe të ndriçuara nga dielli bullgar. E mbani miun mbi “Çfarë të shikojmë” dhe shëtisni në çdo një nga ambientet tepër të ngarkuara.
Në këtë rast nuk propozohet një zmadhim i portreteve nga periudha e Rilindjes /në ngjashmëri me pallatet e tjera/, por më tepër do të shijoni një fantazi rrotulluese e qelqit të pikturuar, të skulpturave prej bronzi dhe kadifeje në sfondin e një kori të shpendëve. Dhe kantina e verës, e cila përbën një gërshetim midis një shpelle dhe një salle për banket , që është në stilin barok (me rrjete të rreme të merimangëve mbi kornizat e pikturave). Kurse salla pritëse me qemerë-harqe blu është marramendëse me prarimin e bollshëm dhe....kokat e drerëve të preparuar” - komenton The Guardian.
Ju propozojmë të dashuroheni pas erës, duke shëtitur në mënyrë virtuale në pallatin barok rreth Ravadinovos këtu.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: zamaka.bg, Pixabay
Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..
Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..
Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...
Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë..