Të gjitha kontradiktat midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen. Brezat e ardhshëm nuk do të na falin që kemi humbur këtë mundësi të madhe, tha Kryeministri Bojko Borisov në një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Bujar Osmani, njoftoi BTA. Borisov ishte kategorik se Shkupi dhe Tirana nuk mund të vonohen në rrugën për në BE, kështu që mosmarrëveshjet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen. “Kështu që edhe ju, edhe ne duhet të përgatitemi për negociata të arsyes, jo të emocioneve, në mënyrë që fqinjët tanë të jenë në BE. Qëllimi gjeostrategjik i Bullgarisë është ky, çështja është të gjejmë vullnet politik dhe ne dhe ju”, tha Borisov para Osmanit në takimin i cili u zhvillua në Aeroportin e Sofjes.
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..