Me urdhër të Zëvendës Kryeministres dhe Ministre të Turizmit Mariana Nikollova, vendosen rregulla të përbashkëta për masat antiepidemike në turizëm per sezonin e ardhshëm të verës 2021. Qëllimi është të garantohet shëndeti dhe siguria e turistëve, ndërsa Bullgaria të mbrojë statusin e saj të destinacionit të shëndetshëm dhe të sigurt.
Masat përfshijnë të gjitha llojet e turizmit. Në vendet e mbyllura publike, maskat e fytyrës janë të detyrueshme, si dhe një distancë prej 1.5 m. Në një vend të dukshëm në vendet e akomodimit tabela të informacionit do të tregojnë numrin maksimal të mysafirëve. Nëse dyshohet se një mysafir ka Covid-19, ai do të izolohet në një dhomë të përgatitur paraprakisht. objekti nuk do të vihet nën karantinë.
Sipas rregullave, në plazhet e mbrojtura detare duhet të respektohet një distancë fizike prej të paktën 1.5 m ndërmjet individëve. Vetëm 2 persona ose anëtarët e një familjeje do të mund të akomodohen në zonat e plazhit në çdo 20 metra katrorë. Një çadër mund të përdoret nga maksimumi 2 persona ose nga anëtarët e një familjeje.
Në objektet për ushqim rekomandohet që turistët të mbajnë maska derisa të ulen në tryezë dhe pasi të ngrihen prej saj.
Rregullat hyjnë në fuqi më 1 maj. Sipas ministres Mariana Nikollova, për momentin nga gati 150 mijë njerëz që punojnë në sektorin e turizmit, 82 mijë kanë deklaruar se duan të vaksinohen.
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..