Suedezja 18 vjeçare Hana Ellfman fitoi medaljen e artë në sllallomin gjigant të Kampionatit Botëror për të Rinj e të Reja në ski në qytetin Bansko. Ajo ishte 0,75 sekonda përpara Marte Monsenit nga Norvegjia dhe me 0,88 sekonda përpara Neja Dvornik nga Sllovenia.
“Nuk më besohet se munda të fitoj. Ky është suksesi im më i madh. Pista qe perfekte, si dhe i gjithë organizimi i kampionatit botëror”, komentoi pas finalit Ellfman.
Pjesëmarrje në garën në pistën “Mark Zhirardeli” morën 72 skiatore alpine prej 34 shteteve. Bullgaria u prezantua nga Eva Vukadinova, e cila zuri vendin e 28-të dhe Julia Zllatkova, e cila përfundoi në vendin e 31. Përgjithësisht 40 sportiste-konkurrente përfunduan të dy raundet, kurse 34 ranë dhe qenë të diskualifikuara, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..