Një tendencë alarmante negative demografike po vërehet në botën e civilizuar jo vetëm kohët e fundit. “Në vendet, në të cilat niveli kulturor dhe mirëqenia e popullsisë është më e ulët, jemi dëshmitarë të një zhvillimi mjaft të stuhishëm demografik. Në ndryshim nga shtetet, në të cilat mirëqenia është në një nivel të lartë, kurse regjimet - demokratike. Në to, niveli i riprodhimit njerëzor është jashtëzakonisht i ulët". Në këtë mënyrë shkurtimisht i pasqyroi ndryshimet globale, të cilat na vërshuan akoma përpara pandemisë, psikologu nga Universiteti i Plovdivit profesor Veselin Vasilev.
Prandaj nuk duhet të na befasojë dhe konteksti i tyre bullgar. Prognozat për një rritje të fëmijëve të porsalindur tek ne pas bllokimit, në fillim të vitit të kaluar, mbetën të parealizuara, dhe rritja natyrore është akoma negative. Pavarësisht nga treguesit relativisht më të mirë demografik të kryeqytetit bullgar kundrejt qyteteve të tjera në vend, disa nga numrat janë mjaft alarmuese dhe shumë shpejt do të ndikojnë drejtpërsëdrejti mbi sistemin social.
Treguesi unik demografik tregon raportin e varësisë demografike, me fjalë të tjera tregon sesa personave të aftë për punë u bie një numër i caktuar në një moshë të paaftë për punë - sqaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare sociologjia Nevena Germanova - Të dhënat për Sofjen tregojnë se në 100 veta në moshë të aftë për punë u bien 48 në moshë të paaftë për punë. Indikatori tjetër mjaft shqetësues është shkalla e zëvendësimit demografik. Të dhënat prej saj tregojnë se çdo 100 njerëz të cilët dalin nga tregu i punës, zëvendësohen prej 72”.
Parashikimi aktual thotë se deri në vitin 2050 popullsia e kryeqytetit bullgar pothuajse nuk do të ndryshohet, dhe madje pritet që të ketë një ulje të vogël.
Duke marrë parasysh këto të dhëna, si dhe faktin se migracioni nga brendësia e vendit drejt Sofjes po pakësohet, nuk ka sesi të mos e pyesim veten se cila është domosdoshmëria e ndërtimit të godinave të reja për nevoja banimi në përpjesëtimet e lejuara nga plani aktual i përgjithshëm i zhvillimit të qytetit.
“Në të ka një resurs serioz të zonave të banuara, disa nga të cilat akoma nuk janë të përvetësuara - sqaroi urbanisti Emill Hristov. Krijohen shumë zona, në të cilat ndërtohen ndërtesa banimi të lejuara e të ligjshme, pa nevojë.
Sipas Hristovit, theksi në planifikimin urban duhet të ndikojë në një masë më të madhe në rinovimin e stokut të ndërtesave në kryeqytet.
“Mjaft i amortizuar është fondi i vjetër i godinave. Përtëritja konstruktive dhe ajo energjetike janë shumë të rëndësishme . Bëmë studime dhe konstatuam se blloqet e panelit nuk janë më kritikët për sa i përket ndërtimit dhe rrezikut sizmik. Banesat problematike janë godinat më të vjetra në qendër. Ato janë të ndërtuara sipas kërkesave të vjetra normative, gjë e cila i bën më të rrezikshme.”
Urbanisti e këshilloi Bashkinë e Sofjes t'i kushtojë vëmendje më serioze strategjisë së vet të banesave. Ndaj momentit një e tillë mungon, pavarësisht se për të flitet prej viteve.
Është e domosdoshme të mendohet një model, në bazë të të cilit të subvencionohen njerëzit, të cilët kanë nevojë prej banesave sociale. Të tillë janë familjet e reja, njerëzit e moshuar ose në një gjendje të pabarabartë. Është e nevojshme të lehtësohet procedura për marrjen me qira të banesave komunale, si dhe të shtohet numri i tyre. Ndaj këtij momenti, Sofja është qyteti në Bashkimin Evropian me më pak banesa komunale ose sociale”.
Redaktor: Joan Kolev /në bazë të intervistës së BNR-Radio-Sofja dhe BNR-Plovdiv/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..