Konsulli i Nderit i Republikës se Bullgarisë në Shqipëri Selim Hoxhaj u dekorua me shenjën më të lartë të nderit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë “Dega e dafinës së artë”. Dekorata i jepet atij për përpjekjet që bën në afirmimin e vlerave të përbashkëta midis dy vendeve tona dhe në mbrojtjen e interesave të komunitetit bullgar në Shqipëri. Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë në respektim të të gjitha masave antiepidemike me prani të kufizuar të mysafirëve të veçantë. Para të pranishmëve nga trupi diplomatik bullgar dhe deputetëve nga Grupi Parlamentar për Miqësi Shqipëri-Bullgari ambasadori bullgar Momçill Rajçevski vlerësoi lartë punën e Selim Hoxhajit. Ndër të tjerët ai tha: “Zoti Hoxhaj gjakun e ka shqiptar, por zemrën e ka bullgare”.
Në letrën shoqëruese ministrja Zaharieva shkruan: “Meritat tuaja për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Shqipërisë janë të padiskutueshme. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time dhe mirënjohjen e shtetit bullgar për angazhimin Tuaj personal për kauzën e njohjes së minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri. Me përfshirjen e tij në Ligjin e miratuar në vitin 2017 për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në fakt ishte korrigjuar një padrejtësi historike.”
Që nga viti 2012 kur u emërua konsull nderi Selim Hoxhaj punon për thellimin e lidhjeve tradicionalisht të mira midis dy vendeve tona. Në fjalinë e rastit duke falënderuar për vlerësimin e Ministrisë së Jashtme Bullgare ai theksoi, se gjithnjë ka punuar “për afrimin dhe miqësinë mes dy vendeve dhe dy popujve tanë”.
Përpilues: Svetllana Dimitrova
Ministri i Kulturës Marian Baçev dhe Nënresidentja e Bullgarisë Ilijana Jotova hapën Stendën Kombëtare Bullgare në Panairin e Librit me famë botërore në Londër – 2025. Pjesëmarrja e dytë radhazi e vendit tonë në forumin prestigjioz po realizohet me..
Ata që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës..
Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..