Një irakian dhe 11 sirianë që kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme u arrestuan në afërsi të fshatit Generallovo ,rajonin e qytetit Svilengrad të Bullgarisë Jugore. Migrantët i thanë policisë kufitare se do të kërkonin strehim në Bullgari. Të arrestuarit, përfshirë tre fëmijë, kaluan lumin Marica, të udhëhequr nga një kontrabandist grek, dhe një minibus me regjistrim bullgar po i priste në territorin tonë. Për transferimin e tyre në Bullgari, secili prej tyre pagoi nga ,000 deri në 4000 euro.
Shoferi i furgonit, një 55 vjeçar nga Haskovo, u ndalua. Ai ka dënime të tjera. Njerëzit që ai transportoi u vendosën në kampin e migrimit në Ljubimec.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare në qytetin Smoljan, Stojan Mandaxhiev, tha se nuk ka presion të rritur migrues përgjatë kufirit greko-bullgar.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..