Pema e tharë me degë të zhveshura evokon melankolinë ndërsa sytë e pacientëve dhe të ekipit mjekësor shohin drejt oborrit të spitalit. Nga njëra anë është Covid-reparti, kurse nga ana tjetër dhoma e spitalit, nën dritaret e së cilës ulet Svetllozara. Një mbrëmje i lind ideja të zbukurojë me tullumbace pemën e mjerë dhe kështu t’u dhurojë pak gëzim njerëzve në repartin përballë.
“Kur fillova ta bëj pemën prej tullumbaceje, qe shumë vonë - aty rreth orës 22.00 - tregon Svetllozara Savova. Pash infermieret, të cilat vazhdimisht nxitojnë në kostume të ngjashme si skafandër, dhe njerëz të shqetësuar, të cilët kohë pas kohe dilnin nga dhomat e tyre. Doja që t’i gëzoja të sëmurët dhe ideja ime e parë qe t’u recitoj vjersha bullgare. Por, e ndjeva se nuk do të më lënë brenda, aq më tepër se në atë kohë dhe unë qesh në spital. Atëherë vendosa të bëj diçka jo tipike - dhe pikërisht kjo qe pema me tullumbace. Me të vërtetë nuk e prisja që njerëzit të reagojnë kaq shumë mbi këtë, të cilën e kam krijuar, meqenëse unë e konsideroj si diçka normale”.
Svetllozara është 17 vjeçe dhe mëson në shkollën “Shën Kirill dhe Metodij” në qytetin Karnobat dhe pas shpine ka mbi 100 kauza të bamirësisë për fëmijët e sëmurë nga kanceri. Vet ajo ka kaluar përmes dhimbjes dhe thotë se do të ndihmojë secilin, që ka nevojë për një dorë të zgjatur.
“Atëherë qesh 10 vjeçe dhe nuk i kuptoja gjërat - kthehet mbrapa Svetllozara. E dija se babi është i sëmurë me një sëmundje të keqe dhe mezi kur vdiq - mbase një muaj pas kësaj unë i rimendova gjërat. Dua që absolutisht çdo një njeri të shërohet, kjo sëmundje e tmerrshme të zhduket, prandaj dhe fillova t’u ndihmojë fëmijëve të sëmurë nga kanceri. E pash sesa njerëz munda t’i gëzoj, kur realizova kauzën time të parë dhe kjo më stimuloi edhe në të ardhmen. Kështu me çdo një kauzë të kaluar nevoja ime për të ndihmuar njerëzit bëhet gjithnjë e më e madhe”.
Kur është 13 vjeçe, ajo organizon iniciativën “Në vend të buqetës, dhuro me fat fëmijën e sëmurë nga kanceri” dhe mbledh në shkollën e vet 1500 levat e para. Pas kësaj vijnë aksionet e bamirësisë për fëmijët me kancer në të gjithë vendin.
“Nuk mendoj se ka fjalë me të cilën mund të përshkruhet emocioni - thotë Svetllozara. Ndihesh i dobishëm për botën, e ndien se ke bërë diçka për dikë. Ka njerëz të cilët janë 70 vjeç dhe nuk kanë arritur asgjë gjatë jetës së tyre - nuk i kanë ndihmuar askujt, sillen në mënyrë arrogante. Për llogari të kësaj ka njerëz të tjerë të rinj dhe ata bëjnë mirësi, jeta e tyre është mjaft më e plotëvlefshme, pavarësisht nga mosha.Unë nuk mendoj se ka njerëz tepër të vegjël ose tepër të mëdhenj, që të bëjnë bamirësi.”
Aktualisht Svetllozara po përgatit dy kauza të reja. Që të ndihmojë vajza shkruan një pjesë bashkë me bashkëmendimtarë të tjerë të saj për ta luajtur online.
Iniciativat e veta Svetllozara i tregon në facebook grupin “Puno dhe krijo me mua” dhe me shembullin e saj ajo tërheq jo vetëm moshatarë të vet. Për shkak të veprave të saj të mira është e zgjedhur për Ambasadore të Çmimit Ndërkombëtar të Dukës së Edinburgut. Të ardhmen e vet ajo e shikon në dy rrugë të kundërta - në klasën e shkollës të japë mësim në filozofi , kurse në rrugë të mund të shesë pikturat e veta - sipas shembullit të piktorit të rrugës, i cili ka pushtuar imagjinatën e saj fëmijërore në një pushim veror nëqytezën tonë bregdetare Ahtopoll.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Svetllozara Savova, karnobat-voice.com, gramofona.comKanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..
Ai thotë se ka kohë që nuk ndihet i huaj në Bullgari. Kjo është shtëpia e tij, ai e di bullgarishten dhe, si shumica e bashkatdhetarëve tanë, është i emocionuar për situatën politike në vend. Por pasioni i tij më i madh, ajo që i mbush ditët me dritë..
Bullgarë janë të parët në botë që guxuan dhe arritën të kalojnë nga fundi në fund hapësirën më të paparashikueshme oqeanike - Oqeanin Arktik, me një varkë me vozitje. Stefan dhe Maksim Ivanovi janë baba dhe bir që realizuan edhe më parë ekspedita..