Trakasit kanë pëlqyer të pinë verë të trashë me aromë frute të spikatur fortë dhe shije të pasme të largët....të dyllit të bletës. Një kantinë vere në qytetin Varna propozon një udhëtim në kohë përmes një varieteti të ringjallur të rrushit nga koha e .....”Iliadës” së Homerit.
Kjo nuk është një shaka apo një marifet i lirë për reklamë, por fryt të një vargu prej studimeve arkeologjike dhe kimike dhe eksperimenteve, të cilat kanë zgjatur më shumë se 14 vjet. Vreshtari nga Varna Atanas Karageorgiev tanimë ka patentuar përpunimin e vet dhe para pak kohe ka lëshuar në mënyrë eksperimentale në treg butilet e para me verë, të cilat kanë vulosur një histori afro 3000 vjeçare.
Çdo gjë fillon pak si me shaka. Gjatë kohës së një shëtitje në tempullin e lashtë trakas Tatull në Rodopet, Karageorgiev, bashkë me shokun e tij Pevell Petkov /ish drejtor i Muzeut Historik të qytetit Kërxhali/ ndeshen me një kërcell të çuditshëm e të vogël me tufa rrushi të kuq. Shokët vendosin ta dërgojnë në Institutin Agrar-biologjik në Sofje për testimin e ADN-së. Rezultatet janë marramendëse dhe ripohojnë supozimin se varieteti është me një prejardhje shumë të lashtë, tipik për kushtet nëpër trojet tona që përpara 3000 viteve. Pas peripecive të shumta, Karageorgiev mundet të arrijë shumëzimin e hardhisë së egër dhe të mbjellë 50 dynym nga varieteti antik sipas teknologjive të vjetra. Ndërkohë aplikon me projekt përpara Fondit “Bujqësi”, por nuk mundet të paguajë në kohë garancinë bankare dhe zyrtarët refuzojnë projektin e tij me vlerë 105 mijë leva.
“Pavarësisht nga të gjitha varieteti është konkurrues, është rezistues ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe jep një rendiment shumë të mirë. Vera është diçka mesatare midis varieteteve Gëmza dhe Mavrud, por kjo është normale sepse, në ngjashmëri me to, dhe ky është një varietet i lashtë bullgar. Ka një aromë të ngjeshur fryti të vishnjës, qershisë, me një shije të mëpasshme të këndshme dhe jep 22-24 gradë të sheqerit. Kështu që ky është një varietet i hirshëm, të cilin unë do të vazhdojë ta shpërndajë dhe ta shumojë” - është kategorik zoti Karageorgiev.
Trakët kanë pasur lavdinë e disa prej prodhuesve më të mirë të verës në lashtësi. Prandaj sipërmarrësi i Varnës viziton objekte arkeologjike nëpër të gjithë vendin, konsultohet me studiues dhe me hollësi studion teknologjitë e vjetra trakase. Për këtë qëllim vera e tij staxhionohet në kavanoza terakote.
“Në të njëjtën mënyrë kavanozat janë të groposur në tokë dhe në të rrushi bërë pure me tufat dhe bishtat e nxjerra, vendoset të fermentojë dhe nuk trazohet deri në muajin shkurt - tregon ai. Nëse duhet krejtësisht të respektohet teknologjia, e cila ne supozojmë se ka qenë përpara 3000 vjetëve, më se e mundur është që kavanozat të kenë qenë të vulosur me dyllë blete. Sepse, nëse kavanozi nuk është mjaft i trashë, ai luan rolin e një filtri prej qeramike dhe e lëshon lëngun. Prandaj unë i vulos me dyllë blete, që e shton shijen frutore me një shije të mëpasshme të dyllit të bletës”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal, BGNES
Pas zbardhjes së rezultateve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), tashmë ka nisur “beteja për pushtet”. Në pamje të parë duket se kontrolli do të mbetet në koalicionin mes Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve dhe “Rinovo..
Ekziston një direktivë sipas së cilës qytetarët nga vendet e treta që kanë marrë statusin humanitar ose refugjat në vendin tonë /ose në territorin e BE-së/ mund të punësohen pa asnjë leje tjetër. Vetëm me këtë dokument për status, të marrë nga Ministria..
Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i..
Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të..
Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze..
Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të..