Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 ide për një fundjavë të paharrueshme në bashkinë Gërmen

7
Foto: Veneta Nikollova

Burime minerale, vendbanime etnografike, tradita kolorite, gjurma nga antikiteti, tablo të bukura natyrore – Bashkia Gërmen në Rodopet Perëndimore është e pasur me oferta për pushim dhe itinerare njohëse. Për disa prej fenomeneve më të famshme në këtë rajon mund të lexoni më poshtë:

Pushim i shëndetshëm në fshatin Ognjanovo

Fshati Ognjanovo ofron relaksim dhe pushim të shëndetshëm

Fshati i strukur në këmbët e malit Rodopa u dëgjua për ujërat e tij shëruese, të kapura dhe të shfrytëzuara që në kohën romake. Sipas banuesve vendorë ata kurojnë më se 100 sëmundje. Një pjesë prej hoteleve punojnë tërë vitin dhe kanë qendra moderne spa. Nga çezmat në shtëpitë e vendasit rrjedh i njëjti ujë mineral që mbush pishinat.

Kovaçevica – një përrallë 5-shekullor prej guri

Kovaçevica magjeps turistët me shtëpitë prej guri dhe shpirtin rilindës

Një nga vendbanimet më piktoreske etnografike në Bullgari pret miq gjatë tërë vitit. Turistët janë të mahnitur nga shtëpitë e vjetra të ndërtuara fund e krye prej guri dhe druri dhe nga fryma rilindëse që mbretëron nëpër rrugicat e kalldrëmta të fshatit, e shpallur jo rastësisht rezervat arkitekturor.

Leshten – shëtitje në të kaluarën

Nëpër rrugicat me kalldrëm të fshatit Leshten

Pjesa e madhe e shtëpive të vjetra gurore janë të shndërruara në hotele të këndshme që ofrojnë atmosferë nga kohëra të vjetra. Vite me radhë pronarët e tyre mirëpresin adhuruesit e turizmit rural nga e gjithë bota. Ndër atraksionet vendore është shtëpiza prej balte e Flinstounit (The Flintstones), ku mund të kaloni një natë unike parahistorike në mesë të bjeshkëve të malit Rodopa. Këtu ajri është i kristaltë ndërsa kupa e qiellit plotë yje është në majë të gishtave.

Ribnovo në stinën e dasmave

Ngjitja e gelinës në fshatin Ribnovo

Fshati Ribnovo njihet me popullsinë e vet bullgaro-mohamedane e cila ruan me zell traditat vendore. Në se do të vini këtu gjatë stinës dimërore mund të bëheni dëshmitarë të dasmave shumëngjyrëshe lokale.

Rrapi pesëshekullor në Gërmen

Rrapi pesëshekullor në Gërmen në sfondin e kishës Shën Gjergji

Në afërsi të drejtpërdrejtë të kishën “Shën Gjergji” në fshatin Gërmen do të zbuloni një monument unik i gjallë. Bëhet fjalë për një rrap 6-shekullor përfaqësues i të ashtuquajturit platanus orientalis – një specie pemësh që në të kaluarën e largët formonin pyje të dendura në këtë pjesë të Ballkanit. Në vitin 2020 Rrapi në Gërmen u radhit i dyti në Konkursin “Pema Evropiane e Vitit”.

Qyteti antik romak “Nikopolis ad Nestrum”

Rrënojat arkeologjike Nikopolis ad Istrum në vitin 2006

Ky është qyteti i vetëm nga koha romake në Rodopet. Në përkthim emri i tij do të thotë “Qyteti i fitores pranë (lumit) Mesta”. Kjo për arsye se ai u themelua nga perandori Trajan për nder të fitores së tij mbi dakët. Sot nga shkëlqimi i dikurshëm kanë mbetur vetëm rrënojat, të shpërndara aty këtu përreth fshatit Gërmen.  Por akoma shihen gjurmët e mureve të kështjellës, godina të kultit dhe banjat.

Parku Natyror dhe Historik “Gradishte”

Në këtë pjesë të Rodopeve zbulohen pamje të mrekullueshme

Në afërsi të fshatit Dollno Drjanovo do të hasni një kompleks të strukturave megalite. Bëhet fjalë për gurë të mëdhenj të përngjashëm të kokave njerëzore dhe për një sërë figurash të kafshëve të skalitura nga  njerëzit e lashtë në shkëmbinjtë si peshq, gjarpërinj, breshka etj. Syri më i kujdesshëm mund të gjejë ulluqe dhe puse të gdhendura në gurët përreth. Supozohet se këtu kishte shenjtërore në  periudhën e shekujve V-IV para erës sonë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD