Ekspedita e 29-të Kombëtare Antarktike mbërriti në ishullin Livingston, ku ndodhet stacioni polar bullgar "Shën Klementi i Ohrit ", njoftoi Instituti Bullgar Antarktik. Pas një karantine 20-ditore në portin kilian të Punta Arenas, gjashtë antarktikët bullgarë u transportuan me anijen kërkimore spanjolle “Sarmiento de Gamboa”. Ata janë me shëndet të mirë.
Në zonën e bazës mbulesa e dëborës ka qenë e parëndësishme dhe shkarkimi i 1 ton ushqimi, 2.5 tonë karburanti dhe 6 ton materialesh ndërtimore ka ndodhur shpejt. Gjatë qëndrimit të shkurtër të antarktikëve në kontinentin e akullt është parashikuar që të bëhet remonti sezonal i bazës, të përfundojë ndërtimi i modulit modern laboratorik, të filluar në vitin 2020 dhe të rimbushet aparatura shkencore.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..