Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Bullgarinë është me prioritet përfundimi i pikëkalimit “Klepallo”

Foto: MPJ

Ambasadori bullgar në Shkup Angell Angellov dhe Ministri i vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut Goran Milevski shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe. U nënvizua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm transkufitar, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Në takim ambasadori Angellov vuri theksin tek ndërtimi i PKK-së “Klepallo” që është me prioritet për Bullgarinë gjatë periudhës së re programore të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit 2021-2027. Rruga lokale midis Strumjani në Bullgari dhe Berovës në Maqedoninë e Veriut duhet të lidhë dy komunat kufitare dhe pritet t'i japë shtysë zhvillimit të bizneseve të vogla dhe të mesme në rajon.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD