Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia çoi në ulje të operacioneve të zemrës me 22%

Foto: BGNES

Ulje e operacioneve në tri fusha kryesore të mjekësisë vëzhgohet në Bullgari gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë së Covid-19. Operacionet e zemrës janë ulur me 22% gjatë vitit të kaluar në krahasim me vitin e mëparshëm. Këtë e tregojnë të dhënat e Arkës Shëndetësore të analizuara në studimin “Indeksi i spitaleve”, njoftoi sajti clinica.bg. Nuk vëzhgohet ulje vetëm në kirurgjinë pediatrike të zemrës - veçanërisht tek të sapolindurit me keqformime.

Operacionet ortopedike janë ulur me 21.5% në vitin 2020 krahasuar me 2019-ën.

Pandemia e neurokirurgjisë, ku rënia ishte 8%, pati një ndikim më të vogël.

Ndër arsyet e numrit të zvogëluar të ndërhyrjeve kirurgjike është ndalimi i operacioneve të planifikuara, i vendosur dy herë nga Ministri i Shëndetësisë për shkak të pandemisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 prillin

Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..

botuar më 25-04-01 7.40.MD

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari shtyri pushimin nga puna të punonjësve

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..

botuar më 25-04-01 4.26.MD

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në plazhin e Varnës për shkak të ndotjes me mazut

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...

botuar më 25-04-01 3.59.MD