Për herë të parë Agjencia Kozmike Evropiane mbështet përgatitjen në Bullgari të kurseve universitare të teknologjive kozmike dhe zbatimin e tyre.
Në shkurt 2021 filloi zbatimi i projektit “Edukimi Hapësinor për Bullgarinë” (SpaceEdu4BG), financuar nga Agjencia Kozmike Evropiane në bazë të Planit për Shtetet Bashkëpunuese Evropiane (PECS). Studentët do të studiojnë temat që konsiderohen si kryesore në punën e Agjencisë Kozmike. Kurset pritet të forcojnë trajnimin teorik dhe praktik të të rinjve për industrinë kozmike dhe të konfirmojnë atraktivitetin e Fakultetit të Fizikës të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski ”.
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..