Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” ofron një kurs falas në inteligjencën artificiale. Partnerë janë Fakulteti i Matematikës dhe Informatikës dhe kompanitë bullgare IT. Qëllimi është që më shumë njerëz, madje edhe ata që nuk janë specialistë në teknologjitë, të mësojnë më shumë rreth inteligjencës artificiale dhe aplikimit të saj në fusha të ndryshme të jetës. Kursi u krijua në 2018 nga Universiteti i Helsinkit dhe një kompani teknologjike finlandeze dhe spërhapet në vendet anëtare të BE. Për studentët në Universitetin e Sofjes, kursi është zgjedhor dhe do të mbajë dy kredi nga Sistemi Evropian i Transferimit dhe Akumulimit të Kredive. Sipas Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev në Bullgari tashmë ka mësimdhënie të modelimit kompjuterik që nga klasa e tretë. Ka programe për pedagogë të cilët të përvetësojnë aftësi në këtë fushë.
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..
Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..