Në Taraklia, Tvardica, Kajraklia, Korten, Stojanovka, Parkani, në kryeqytetin e Moldavisë dhe në vendbanime të tjera ku jetojnë bullgarët, u nderua heroi kombëtar i Bullgarisë Vasill Levski me rastin e 148 vjetorit të vdekjes së tij. Para monumentit të Apostullit në Taraklia ulën kokën dhe vunë lule Krye bashkiaku i qytetit Vjaçesllav Llupov dhe konsulli bullgar Angell Marinkov.
Në Kishinev, në oborrin e Liceut Teorik Bullgar "Vasill Levski", u bënë homazhe përpara pllakës së revolucionarit. Ambasadori Evgeni Stojçev mbajti një fjalim para nxënësve, mësuesve dhe bashkëpunëtorëve të Ambasadës Bullgare në Moldavi. “Ne duhet të kërkojmë atë që na bashkon, të frymëzuar nga historia dhe me një vështrim për të ardhmen”, tha ambasadori.
Me një minutë heshtje dhe me vendosjen e luleve të pranishmit nderuan veprën e Apostullit të Lirisë. Për shkak të pandemisë veprimtaritë u zhvilluan në një rreth të vogël, transmetoi BTA.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..