Me rituale ushtarake, njësitë ushtarake përfaqësuese nga të gjitha garnizonet e vendit shënojnë 148 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Vasill Levski. Tradicionalisht, pelegrinazhet dhe ritualet ushtarake në të gjitha qytetet zhvillohen në 18 dhe 19 shkurt, në përputhje me masat antiepidemike. Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov u përkul para veprës së pavdekshme të Apostullit duke bërë homazhe dhe duke vendosur lule para monumentit të Vasil Levskit në Universitetin Ushtarak Kombëtar në Veliko Tarnovo.
Me një seri ngjarjesh adhurojnë veprën e Vasill Levskit në vendlindjen e tij – qytetin Karlovo. Një tubim fishekzjarresh u zhvillua sot në Sheshin “Vasil Levski” në qytet. Bëhen homazhe dhe vendosen lule në kujtim të heroit tonë kombëtar në të gjithë vendin.
Data e varjes së Apostullit - 18 ose 19 shkurt, deri më sot shkakton polemikë në shoqëri dhe në rrethet shkencore. Sipas kryetarit të Komitetit Mbarë Bullgar “Vasill Levski” Vasill Vasillev, mospërputhja është për shkak të një gabimi në llogaritjen kur kalojmë nga Kalendari Gregorian në Kalendarin Julian. “Sipas historianëve, data e vërtetë është 18 shkurt, por e gjithë shoqëria ka pranuar datën e 19 shkurtit," tha Vasill Vasillev në një intervistë për Radio Bullgarinë. Kjo është arsyeja pse në shumë rajone të vendit dita shënohet në të dy datat.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..