Autoritetet shëndetësore demonstruan dhe shprehën kënaqësi nga Kovid situata në vend. “Jemi të kënaqur nga rezultatet e arritura” deklaroi ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov në brifingun e rregullt për shpërndarjen e koronavirusit. Sipas fjalëve të tij, është një shenjë e mirë se nuk ka një presion të madh mbi spitalet dhe në dispozicion janë mjaft shtretër spitalor. Ministri tha akoma se, situata jep mundësi të vazhdohet bindshëm me planin për zbutjen e masave antiepidemike në çdo 14 ditë. Por nëse më shumë se 200 veta në 100 mijë infektohen, vendimet e marra do të rimendohen, bindi ai.
Me 24% janë rritur rastet e koronavirusit gjatë kësaj jave në krahasim me shtatë ditët e mëparshme dhe gjysma e rretheve të vendit tanimë hyjnë në zonat e kuqe, njoftoi gjenerali Vencisllav Mutafçijski, shef i Shtabit Operativ Kombëtar. Derisa gjatë javës së kaluar të sëmurët kanë qenë 139 në 100 mijë, gjatë kësaj jave vlerat janë 173 në 100 mijë. Numri i rasteve të vdekjes është pakësuar me 9% dhe në këtë moment ato janë 7,3%. Akoma po vihet re një rritje e ngadaltë e të porsa infektuarve, nënvizoi gjenerali Mutafçijski. Tani për tani varianti afrikanojugor dhe brazilian i Covid-19 nuk janë gjetur në Bullgari.
Shtabi Operativ Kombëtar rekomandon të fillohet vaksinimi i njerëzve nga faza e katërt - të moshuarit dhe të sëmurët me sëmundje kronike. Pavarësisht se vendi ynë mbetet mbrapa për nga numri i të imunizuarve, profesori Kostadin Angjellov deklaroi se, plani i vaksinimit nuk është përpara dështimit dhe shprehu pritjen që të përshpejtohet rritmi me vendosjen e vaksinave. Sipas drejtorit të spitalit multidisiplinar universitar për trajtim aktiv dhe mjekësi urgjente “Pirogov” profesor Asen Balltov mezi 30% nga ata të cilët janë regjistruar vijnë për tu vaksinuar. Deri në fund të muajit priten 240 mijë doza vaksinash, kurse gjatë muajit mars mbi 500 mijë, informon Bogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë për Barnat.
Gjatë kësaj jave vendi ynë renditet në vendin e 25 për nga sëmundshmëria dhe në vendin e 15 për nga vdekshmëria nga koronavirusi në Bashkimin Evropian .
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..