Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është reklama jonë kombëtare turistike e përshtatshme me situatën e re të Covid-19?

Foto: Veneta Nikollova

Në vitin 2021 kritik për industrinë e turizmit, buxheti i shtetit planifikon një rritje jo të vogël të fondeve për reklamat turistike kombëtare. Për këtë qellim parashikohen pothuajse 20 milionë leva, që është një shumë rekorde, e ndarë për qëllime reklamuese tek ne gjatë viteve të fundit. Por, situata e paparashikueshme rreth përhapjes së Covid-19 ve në rend të ditës disa pyetje. Dhe sivjet Ministria e Turizmit ka ndërmend ta fokusojë interesin e të huajve përmes fushatave tradicionale, të cilat mbështeten më tepër tek reklamimi i imazhit me theks mbi “produktet, të lidhura me afërsinë deri tek natyra, të mënyrës shëndetësore të jetesës, kulturën , verën dhe kuzhinën, traditat dhe anën autentike”.


Derisa reklama jonë kombëtare është e përshtatshme në situatën e tanishme të paparashikuar dhe si në mënyrë më të përshtatshme të investohen këto fonde? Sipas Martin Dimitrovit, themelues dhe drejtor krijues i një agjencie kryesore të reklamave në Sofje, buxheti i parashikuar nuk është garanci për sukses. “Gjatë muajve të ardhshëm do të flasim për këtë sesi Bullgaria është një destinacion i sigurt, por ky është një mesazh të cilin do ta drejtojnë një sërë shtetesh - pohon Dimitrov dhe shton:

“Ne jemi në një garë të rëndë, në të cilën disi nuk tregojmë një origjinalitet të vërtetë, më në veçanti gjatë kësaj stine, kur turistët do të llogarisin dhe faktorë të tjerë. Për shembull sistemi  shëndetësor i shtetit dhe mundësia, në qoftë se sëmuresh, mjekët dhe ekipet mjekësore në vendpushimin përkatës të mund të reagojnë shpejt. Dhe kur themi se, jemi një destinacion i sigurt, nuk është e mjaftueshme thjesht ta deklarojmë, por të vëmë në dukje konkretisht se përse jemi një destinacion i sigurt - diçka të cilën nuk e dëgjoj si reklamë në këtë moment.”

Bullgaria, fillimisht duhet të përcaktojë se çfarë lloj turizmi ka ndërmend të zhvillojë në kontekstin e ri, në të cilin po jetojmë. Sepse fokusi i reklamave tona jashtë shtetit është i përzier. Përsëri ngulmohet tek pjesëmarrjet në bursa, punë me blogerë dhe media, fushata imazhesh me broshura dhe video të bukura nga Bullgaria, ku  të gjitha hijeshitë dhe bukuritë e saj paraqiten së bashku, thotë Martin Dimitrov dhe shton:

“Ne gjithmonë mundohemi të tregojmë se kemi të gjitha. Ne flasim për tradita, flasim për SPA, për turizëm detar, për turizëm dimëror. Por në këtë mënyrë ne e mbyllim përfytyrimin e konsumatorit për vendin tonë, nuk e ndihmojmë të mund të zbulojë diçka të ndryshme, e cila ta befasojë. Dhe kjo është tipike për reklamën tonë turistike. Sepse publiku për vendpushimin “Sllënçev brjag” dhe për turizmin fshatar është i ndryshëm, e njëjta gjë është e vlefshme dhe për turizmin çiklistik, për turnetë e verës e të tjera. Ne nuk mund të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje njerëzve të vijnë, kur “derdhim” në një fushatë të imazhit ose në një video-reklamë prej 30 sekonda çdo gjë, të cilën duam ta themi, duke e adresuar deri tek të gjithë.”

Sipas Dimitrovit ka ardhur koha ku shteti të segmentojë reklamën dhe të kërkojë publikun e përshtatshëm, në të cilin të fokusojë mesazhet e veta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova, Facebook/Martin Dimitrov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD