Bullgaria do të ndërtojë mbi 200 km tubacionet e gazit me vlerë 250 milion euro në Minierat “Marica-lindje” sipas një plani të ripërtërirë kombëtar të rimëkëmbjes. Në kuadrin e tij vendi do të marrë paratë e BE për zhvillimin e qëndrueshëm. Hidrogjeni mund të furnizohet gjithashtu përmes tubave, gjë që është baza për reformën thelbësore të Minierave “Marica-lindje” dhe do të eliminojë drejtpërdrejt emetimet e karbonit nga prodhimi i energjisë elektrike. Këtë e tha Ivelina Vasileva, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Mjedisin, para konferencës online “Fondi i BE për Rindërtimin dhe Qëndrueshmërinë për Tranzicionin e Bullgarisë”.
Ndryshimi në Plan pasqyron kritikën se projektet nuk përfshijnë rajonet minerare të qymyrit, të cilat janë thelbësore për transformimin e energjisë, shkruan investor.bg.
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..