Para 13 vitesh më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga 109 deputetë nga gjithsej 120 të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu.
Njohja nga ana e Bullgarisë erdhi rreth një muaj më vonë më 20 mars 2008 me vendim qeveritar, para pranimit të kushtetutës së shtetit të ri. “Kur flasim për interesin tonë kombëtar ne nuk zgjedhim mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është një zgjedhje absurde. Ne zgjedhim mundësinë e vetme për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar me krijimin e një procesi pozitiv politik në Ballkanin Perëndimor dhe për ecje drejt vlerave evropiane” – tha atëherë Ministri i punëve të jashtme të Bullgarisë Ivajllo Kalfin.
Gjatë të gjitha këtyre viteve Bullgaria gjithmonë ka qenë një mik besnik i Kosovës dhe këtë e vërtetojnë marrëdhëniet tona të mira dypalëshe në fusha më të ndryshme.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë ju ftojmë të lexoni artikullin tonë “Poezia shqipe e Kosovës e viteve `90 të shekullit XX-për lexuesin bullgar” u promovua në Universitetin e Sofjes" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Urime Dita e Pavarësisë!
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..