Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Qyteteve në Bullgari, Presidenti Rumen Radev tha se kushti kryesor për zhvillimin e suksesshëm të vendit është pavarësia financiare dhe liria më e madhe në vendimmarrje në nivel lokal. Para presidentit, kryetarët e bashkive theksuan si probleme kryesore për vendbanimet e vogla dështimin sistematik për t’u marrë me krimin në familje dhe mungesën e qasjes në kujdesin shëndetësor. Ata kërkuan që “kujdesi shëndetësor të mos jetë një tregti, por një politikë shtetërore që arrin edhe vendbanimet më të izoluara”. Kryebashkiakët janë gati të përgatisin propozimet e tyre për ndryshime organizative dhe legjislative për të lehtësuar punën e autoriteteve lokale.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..